Në emisionin “Stop”, këtë të premte, më 29 maj, u trajtua një rast mashtrimi, ku në Rrile, afër Lezhës, një 20-vjeçar i sëmurë me distrofi muskulore përjetoi një zhgënjim të madh në ditëlindjen e tij të 20-vjetorit.
Familja, duke dashur ta surprizonte me një festë të madhe dhe me këngëtarin e tij të preferuar, i besoi një të riu, Rei Guri, i cili pretendonte, se ishte “badigardi” i këngëtarit.
Babai i 20-vjeçarit tregon, se i dha 2.500 euro direkt në dorë, për prezencën e këngëtarit. Festa u zhvillua, por këngëtari nuk u paraqit.
Telefonatat me Rei Gurin rezultuan të kota. Familja zbuloi, se ishte një mashtrim i qartë. Me ndihmën e gazetares së “Stop”, babai i 20-vjeçarit lidhet me Rei Gurin, i cili fillimisht premton kthimin e parave, por nuk e bën.
Më pas ndërhyn gazetarja dhe i kërkon, që të sjellë paratë brenda një ore. Në këto kushte, Rei Guri, i shoqëruar nga babai i tij, polic, sjell paratë në shtëpinë e familjes së mashtruar dhe kërkon ndjesë. Brenda vetëm një ore, familja merr 2.5 milionët lekë, që i prisnin prej një viti.
Episodi 1: Qytetari Rei Guri:
– E ke të kryme sot!
– Sa të vijë në Rrilë pronari.
– Buongiorno, pronar, bongiorno! Vij unë për Zotin, për kry t’Nisës. Sot e ke të kryme 100 përqind, 1 milionë përqind. Jo 100, por 1 milionë përqind. E ke të kryme at punën, se të kam lodh mo, për Zotin, ma bëj hallall!
– Nesër në dorë i ke 1 milionë përqind.
– 100 përqind, jo 1 milionë. Nesër e ke të kryme. Deri të hënën, do bëj çmos!
Episodi 2: Qytetari Rei Guri:
-Hë pronar?
– Ktu tek puna, m’dalin trutë e kresë.
– Tiranë, rob shpie, dore ja dy letra.
– Robt e shpisë, hala s’kam ardh, o rob. Kam dal n’katër të mëngjesit rob, se s’mora kot, se i kam lekët ktu në dorë. Si t’vi, gjanë e parë në Rrilë, kam ardh me t’pru lekët, për kry të Nisës, edhe e mbyllim këtë histori.
– Ore, e di! Për kry të Nisës o pronar, o rob.
– Pasha Zotin po!
– E di!
– O e di mo, që janë 2500 euro, edhe 250, s’i mbaj kurrkujt.
– Mirë, si je?
– Po!
– Po, për Zotin!
– Sot!
– Po!
– Po, direkt!
– Po!
Mashtrimi i truprojes së këngëtarit/ I merr 2.5 milionë lekë familjes së të riut të sëmurë, për ta surprizuar 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-05-29 21:19:13
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


