Konflikti mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit vijon të mbetet i tensionuar, ndërsa lufta po zgjerohet edhe më tej në rajon. Mediat ndërkombëtare raportojnë se Izraeli ka vendosur trupa ushtarake në Azerbajxhan, duke sjellë reagimin e ashpër të Teheranit.
Nga Uashingtoni, presidenti amerikan Donald Trump është shprehur se do të ishte “i nderuar” të takohej me Udhëheqësin Suprem të Iranit, Mojtaba Khamenei, nëse arrihet një marrëveshje që do t’i jepte fund luftës mes dy vendeve.
Megjithatë, në tryezën diplomatike mbeten ende shumë pikëpyetje. Irani ka hedhur poshtë raportimet se ka pranuar transferimin jashtë vendit të uraniumit të pasuruar, ndërsa vijojnë përplasjet lidhur me fondet iraniane të bllokuara dhe heqjen e sanksioneve ekonomike.
Edhe në Liban situata po bëhet gjithnjë e më e rëndë. Sipas autoriteteve shëndetësore në Bejrut, të paktën 12 persona janë vrarë në orët e fundit si pasojë e sulmeve izraelite në zonat mes Tiros dhe Nabatiyes. Sulmet janë pjesë e një vale të re bombardimesh që po shton frikën për zgjerimin e konfliktit në të gjithë rajonin.
Edhe pasojat ekonomike të luftës po ndiqen me shqetësim. Bashkimi Evropian ka deklaruar se, për momentin, nuk parashikohet mungesë e karburantit për avionët, pavarësisht tensioneve në Lindjen e Mesme.
Brukseli ka kërkuar rihapjen sa më të shpejtë të Ngushticës së Hormuzit, një prej korridoreve më të rëndësishme për transportin e naftës në botë.
Izraeli dërgon trupa në Azerbajxhan/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-06-06 08:43:17
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


