Analisti Preç Zogaj, duke folur në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, e komentoi protestën e nisur për Zvërnecin si një reagim qytetar kundër kapjes së demokracisë dhe për rikthimin e saj te qytetarët. Ai u shpreh se sistemi politik është dominuar nga një kastë e ngushtë pushteti, duke kufizuar përfaqësimin dhe vullnetin e popullit dhe se pakënaqësia e akumuluar ndër vite ka arritur kulmin dhe se protesta përfaqëson një lëvizje autentike qytetare.
“Kjo protestë është kundër kapjes së demokracisë, është për rikthimin e demokracisë. Demokracia është sundim i popullit, por këtu demokracinë e përdorin për të zbukuruar aparencën.
Besoj dhe shoh se ka një perceptin të hapur në brezin e ri por dhe shumë e shumë njerëz që kanë bojkotuar kazermat politike PS, PD, se shumica emërohen nga kryetarët e partisë. Zullumi trashet trashet dhe këputet, kur trashet. Sot është trashur zullumi.
Zvërneci është pika e ujit që derdhi gotën. Kjo është ngjarje e madhe që na dëshmon se demokracia i krijon vetë mjetet e vetëmbrojtjes, mjafton të ketë mbetur një korsi pa frymëmarrje. Njerëzit do shtohen se njerëzit refuzojnë të jenë dele.
Personalizimi ekstrem i pushteteve, kasta Berisha-Rama kanë kapur demokracinë. Kjo është lëvizja më e pastër e popullit shqiptar. Këta që nxjerrin histori jo Greqia, jo Irani nuk kanë asnjë lloj baze”- tha Zogaj.
Zogaj: Protesta është për rikthimin e demokracisë, sot është trashur zullumi 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-06-11 20:56:07
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


