Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe protestat në vend gjatë një interviste në emisionin “Trialog” në RTSH.
Sipas Gonxhes, reagimet e para pas ngjarjeve ishin të kuptueshme në aspektin emocional, por ai theksoi se më pas duhej të kishte më shumë qartësi dhe reflektim.
Ai shtoi se, sipas tij, kjo kthjelltësi nuk erdhi, por situata u bë edhe më e paqartë, duke përdorur metaforën e mjegullës për të përshkruar zhvillimet që pasuan.
“Nuk mund të përballemi që ditën e parë, në rrugën e parë, në orën e parë, në sekondën e parë me “të japi dorëheqjen kryeministri” kjo nuk mund të jetë. Na lejoni ta lexojmë këtë si një emocionalitet i cili është mirë kuptueshëm, por pas kësaj duhet të vinte një qartësi, një kthjelltësi. Kjo kthjelltësi jo vetëm që nuk erdhi por u mjegullua dhe më shumë dhe brenda mjegullës hynë lloj-lloj krijesashj se nuk dua të them ujqër se një pjesë e tyre nuk i bënin dëm askujt jo më kësaj mazhorance por një pjesë e këtyre krijesave u fut ne mjegull dhe mjegulla më pas në ato momentet e lëvizjes së shtëllungave të saj hyjnë dhe dalin figura që janë groteske”, tha ministri.
Gonxhja: Protestat nisën me emocion, më pas u futën në “mjegull” politike 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-06-23 20:56:17
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


