
Psikologu klinik Skerdi Zahaj në emisionin QUO VADIS të moderatores Pranvera Borakaj, foli për rëndësinë e shprehjes së dashurisë ndaj fëmijëve dhe ndikimin që ajo ka në kujtesën e tyre emocionale.
I pyetur nëse është e këshillueshme që një nënë t’i thotë shpesh fëmijës “të dua”, Zahaj u shpreh se kjo nuk është diçka e gabuar, por vlera e saj është më e madhe kur fëmija ka nevojë reale për ta dëgjuar.
Sipas psikologut, dashuria e shprehur në momentet kur fëmija ndihet i pasigurt, i mërzitur apo ka nevojë për mbështetje emocionale, krijon kujtime më të forta dhe ndikon pozitivisht në zhvillimin e tij emocional.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: A është mirë që një nënë t’i thotë fëmijës shumë herë “të dua”?
Zahaj: Është mirë kur fëmija ka nevojë ta dëgjojë dhe jo thjesht kur nëna ka nevojë ta thotë.
Borakaj: Unë, për shembull, u them fëmijëve pa ndalim “të dua” sepse dua që ata ta kenë këtë fjalë të zakonshme dhe të jetojnë me të.
Zahaj: Nuk ka asgjë të keqe në parim, por kjo shprehje ka më shumë vlerë kur fëmija ka nevojë të marrë dashuri dhe ti t’i konfirmosh që e do pavarësisht veprimeve të tij. Ky lloj konfirmimi në momente nevoje lë një gjurmë më të fortë në kujtesën emocionale sesa përsëritja e vazhdueshme, e cila mund të bëjë që fëmija thjesht të përgjigjet: “e di që më do”.
/vizionplus.tv
Është mirë një nënë që t’i thotë fëmijëve shpesh ‘të dua’? Zahaj: Ja çfarë i lë gjurmë në kujtesën emocionale! 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-06-23 20:56:08
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


