Deputeti i PS-së, Ardit Bido, i pyetur nga moderatori i emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV, deklaroi se është kundër protestës dhe se ajo nuk prodhon asgjë, por tha se PS duhet të merret me thelbin e shqetësimeve që ngrihen në protestë, veçanërisht nga të rinjtë e gjeneratës Z.
Biseda
Ylli Rakipi: Për ju të mazhorancës, si ka qenë ky muaj? E keni ndjerë veten në vështirësi?
Ardit Bido: Vështirësi nuk është termi që duhet. Dua të flas për çfarë duhet të bëjmë. Jam kundër protestës për 1001 arsye. Nuk prodhon të mirë, alternativë. Prodhon anarshi. Ajo që është detyrë imperative e elitës politike dhe intelektuale, është jo të negociojë, por duhet që ne të rishohim dhe shumica e ka këtë barrë, PS, të rishohë në mënyrë sa më imediate, thelbet e shqetësimit të kësaj proteste, pavarësisht se mund të jenë të shfaqura keq dhe t’i përkthejë në politika, një ndër to raporti me gjeneratën Z.
Është gjenerata që voton më pak nga të gjithë, nuk janë të angazhuar, tregon se nuk ka besim te sistemi, është gjeneratë më pak e lidhur, sheh më pak hapësira në sistem. Shoh si imediate të rishihet qasja e politikave rinore, jo në negociatë me protestën, pasi ajo ka edhe pjesën e dhunshme.
Bido: Protesta prodhon vetëm anarki, jo negociata me protestuesit, por të shohim raportin me gjeneratën Z 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-07-02 21:47:34
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


