Analisti Artur Nura ka komentuar reformën territoriale dhe propozimet e forcave politike gjatë një interviste në emisionin “Ora e Fundit” në ABC News. Nura u shpreh se Partia Socialiste kërkon të ulë numrin e njësive vendore me synim rritjen e eficencës së shërbimeve publike. Sipas tij, qeveria synon një organizim më funksional të pushtetit vendor.
“PS ka nevojë për të reflektuar. Unë besoj se problemi është te organizimi, ministri doli foli qartë. Ndërsa Boçi nuk argumentoi se përse duhen 100”, tha Nura.
Duke komentuar propozimin e Partisë Demokratike për referendum, analisti e cilësoi atë si një instrument demokratik, por ngriti pikëpyetje mbi momentin dhe qëllimin e tij. Nura kritikoi gjithashtu mungesën e një strategjie të qartë nga opozita, duke deklaruar se PD duhet të përballet me sfidat e brendshme dhe të marrë vendime për drejtimin e saj politik.
“PS ka nevojë për të reflektuar. Unë besoj se problemi është te organizimi, ministri doli foli qartë. Ndërsa Boçi nuk argumentoi se përse duhen 100. Referendumi është më demokratik, por propozimi i ardhur në kohën e gabuar dhe në vendin e gabuar është interes partiak. PD e njeh ligjin e referendumit, por PD do të shmangë përgjegjësitë e saj me referendumin. PD u mungon qartësia, strategjia dhe nuk kanë kurajo për të zgjedhur një kryetar të ri dhe me Berishën e kanë të sigurt opozitën”, tha ai.
/abcnews.al/
Reforma territoriale, Nura: Qeveria kërkon që t’i bëjë shërbimet më efikase 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-07-31 22:15:06
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


