Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita, mirëpriti në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Koordinatorin e Policive Britanike për Ballkanin Perëndimor, Nick Bellingham, i cili drejton Portofolin e 43 Policive Britanike për Ballkanin Perëndimor, dhe delegacionin që e shoqëronte.
Takimi, në të cilin morën pjesë edhe drejtorët e departamenteve të Policisë Kriminale dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, si dhe Drejtori i Institutit të Policisë Shkencore, synoi konsolidimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh, me efekte tejet pozitive në shumë aspekte të rëndësishme të punës policore.
Gjatë fjalës së mbajtur në takim, Hita falënderoi Bellingham dhe delegacionin që e shoqëronte për gatishmërinë e agjencive ligjzbatuese britanike për të bashkërenduar punën me strukturat e Policisë së Shtetit shqiptar.
Si tregues të suksesit dhe konkretizimit të këtij bashkëpunimi, Hita përmendi Task-Forcën e përbashkët kundër migracionit të paligjshëm, e cila është kthyer në një model efektiv ndërinstitucional, me rezultate të matshme, ulje drastike të rasteve dhe goditje të forta ndaj krimit të organizuar.
Gjithashtu, Hita evidentoi ekspertizën e avancuar dhe asistencën e ndërsjellë me Policinë Shkencore, elemente të cilat kanë forcuar ndjeshëm kapacitetet hetimore dhe provueshmërinë ligjore.

Ndërkaq, Bellingham falënderoi Drejtorin dhe e vlerësoi bashkëpunimin me Policinë e Shtetit si një model të suksesshëm bashkëpunimi ndërkombëtar.
Ai gjithashtu vlerësoi profesionalizmin e Policisë së Shtetit dhe shprehu gatishmërinë dhe mbështetjen për ta çuar më tej këtë partneritet.
Takimi promovoi qëllimin e të dyja agjencive për të intensifikuar bashkëpunimin, me fokus shtimin e ekipeve të përbashkëta hetimore për goditjen e krimit të organizuar dhe krimeve të rënda, si dhe specializimin e mëtejshëm të strukturave të Policisë së Shtetit në fushat e krimit kibernetik dhe pastrimit të parave, nëpërmjet trajnimeve dhe ekspertizës britanike.
Një tjetër objektiv kyç i zgjerimit të bashkëpunimit është asistenca teknike dhe profesionale për përfundimin me sukses të procesit të akreditimit të Institutit të Policisë Shkencore, që do të garantojë standardet më të larta të ekspertizës dhe hetimeve.

Gjithashtu, gjatë takimit, Hita dhe Bellingham vlerësuan rolin e oficerëve të kontaktit në koordinimin efektiv të bashkëpunimit operacional ndërmjet dy policive.
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-11-20 03:33:18
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.

