Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia si autor i dyshuar për djegien e automjetit të një shtetasi në fshatin Pluk, ndërsa vijon puna për kapjen e porositësit të dyshuar të krimit, një 28-vjeçar që ndodhet jashtë vendit.
Sipas Policisë, ngjarja u zbardh pas kallëzimit të një personi, i cili raportoi se automjeti i tij ishte djegur pranë banesës. Menjëherë pas denoncimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë nisën veprimet operacionale dhe hetimore për identifikimin e autorit.
Si rezultat i hetimeve, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit Mario Biti, 39 vjeç, banues në fshatin Pluk, i cili dyshohet se ka kryer djegien e automjetit.
Nga hetimet ka rezultuar gjithashtu se krimi dyshohet të jetë porositur nga shtetasi Andi Zaimi, 28 vjeç, i cili aktualisht ndodhet jashtë Shqipërisë. Sipas Policisë, motivi lidhet me konflikte pronësie mes tij dhe xhaxhait të pronarit të automjetit të dëmtuar.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme, ndërsa vijojnë përpjekjet për lokalizimin dhe kapjen e 28-vjeçarit./abcnews.al
Dogji automjetin në Lushnjë/ Arrestohet 39-vjeçari, në kërkim porositësi 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-04-02 08:37:55
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


