Ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se mbrojtja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) lidhet drejtpërdrejt me sigurinë kombëtare dhe lirinë e Kosovës, duke theksuar se kjo mbështetje duhet të jetë e vazhdueshme. Deputeti Haradinaj tha se siguria kombëtare e Kosovës buron nga vlerat e lirisë dhe lidhja e UÇK-së me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n.
“Siguria jonë kombëtare buron nga vlerat e lirisë, nga UÇK-ja, e cila është e lidhur ngushtë me Amerikën dhe NATO-n. Pak a shumë ky është filli, deri te liria. Ne, në vazhdimësi, pra jo vetëm kur rrezikohet UÇK-ja, ose të themelet e lirisë, por ne në vazhdimësi duhet të jemi mbrojtje të UÇK-së. Jo për shkak të atyre që janë gjallë sot, ose që kanë qenë dikur në udhëheqje të UÇK-së, por për shkak të vetë të sigurisë tonë kombëtare”, tha ai.
Ai shtoi se rrezikimi i UÇK-së, qoftë nga faktorë të jashtëm apo nga gabimet e brendshme, sipas tij, paraqet rrezik edhe për sigurinë kombëtare dhe lirinë e vendit. “Kur rrezikohet UÇK-ja, qoftë nga armiqtë e jashtëm, apo nga gabimet tona, ta dini që rrezikojmë sigurinë kombëtare, pra lirinë tonë. Veprimet janë shumë të vona, po kuptohet, për punë të mira, edhe i japim mbështetje”, tha ai./abcnews.al
Haradinaj: Mbrojtja e UÇK-së është mbrojtje e sigurisë kombëtare 2026
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-10-15 09:43:12
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.
