
Ndryshimet e drejtuesve politikë të PS në qarqe kanë qenë shkak i debatit mes ish-deputetit socialist Petro Koçi dhe deputetit demokrat Ivi Kaso këtë të martë në studion e “Quo Vadis”.
Koçi tha se ndryshimet politike në këtë moment janë normale, pasi kandidati për bashki nuk mund të jetë edhe drejtues politik i qarkut.
Por për demokratin Ivi Kaso nuk është normale që një ministër të jetë drejtues politik, pasi kjo do të thotë të përdorësh makinerinë shtetërore në zgjedhje.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Ndryshimet e drejtuesve në qarqe?
Koçi: Janë të logjikshme. Nuk mund të jetë kandidati për kryetar bashkie edhe drejtues qarku, prandaj janë bërë ndryshimet në Shkodër dhe në Durrës.
Kaso: Ç’punë ka ministri me përpjekjen elektorale të PS, pasi kudo janë të ndara
Koçi: Ministri është në nivelet më të larta të përfaqësimit politik.
Kaso: Nuk ka pasur asnjë ditë në PS, në ndryshim nga ju që keni një jetë në PS. E vetmja meritë është që ka qenë drejtor i OSHEE, ka firmosur çfarë ka dashur Belinda Balluku; SPAK i ka marrë telefonin.
Koçi: Nëse ka bërë faj, të shkojë ku e meriton.
Kaso: Edhe tjetri po ashtu është nën hetim.
Xhafo: Është delegim politik.
Kaso: Ky shkon me gjithë makinerinë e pushtetit: “Doni vende pune? Hajde këtu. Doni rrugë? Hajde këtu.”
Koçi: Po bëre rrugë që shkërmoqet, shkërmoqesh edhe politikisht.
Kaso: Doni 200 drejtorët e Belindës, të cilët s’i ke asnjë ditë në Tiranë. Kjo pra është “merita” e ministrit. Nuk duhet ta pranojmë si të natyrshme që të shkojë me ministrinë atje për të fituar bashkinë. Çfarë shansi ka një opozitë përballë kësaj makinerie?
Koçi: Nëse merr ministrinë me vete, shkon për ndjekje penale.
Ndryshimet e drejtuesve politikë të PS, Koçi: Normale para zgjedhjeve. Kaso: Ç’punë ka ministri të shkojë si drejtues qarku 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-03-24 20:46:09
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


