
Kryeministri Edi Rama, pas takimit me ministrat ditën e sotme në Pogradec, i cili zgjati 7 orë, u është drejtuar qytetarëve përmes një komunikimi në rrjetet sociale.
Në fjalën e tij, Rama tha se janë konsoliduar disa prej pozicioneve të qeverisë, veçanërisht në raportin mes qytetarit dhe shtetit, si dhe në funksionimin e shumicës parlamentare.
“Kemi përgatitur shumëçka tani, duke i dhënë dorën e fundit, pasi kemi punuar intensivisht edhe si reflektim i thelluar i asaj që nisi përpara se pushimet të ndërprisnin punën intensive të ditës. Kemi konsoliduar disa pozicione, qoftë lidhur me raportin qytetar-shtet dhe shtet-qytetar”, tha Rama.
Më tej, Rama u ndal edhe te qëndrimi i Partisë Socialiste në territor, si dhe te programet e reja të qeverisë.
Në qendër të fjalës së Ramës ishte edhe koncepti “BESA”, të cilin ai e cilësoi si një parim të konsoliduar në themel të qasjes së re të qeverisë.
“BESA është një koncept i konsoliduar në themel të pozicionit të parë. BESËN e shohim si një akronim dhe jo thjesht si fjalën më të vyer të thesarit të kulturës dhe historisë shqiptare. Do të thotë besim, empati, shërbim dhe angazhim”, u shpreh kryeministri.
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-08-24 17:03:02
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.

