Në një intervistë në emisionin “Ora e Njëmbëdhjetë”, në ABC News analisti Martin Leka ka komentuar çështjen e Vlora Hysenit, duke kërkuar që të ndahet roli i saj si person privat nga përgjegjësitë që ajo ka si drejtoreshë e Shërbimit Informativ të Shtetit.
Sipas tij, posti i drejtueses së SHISH është një detyrë me përgjegjësi të veçantë, për shkak të informacionit dhe sekreteve shtetërore që lidhen me këtë funksion.
Duke iu referuar materialeve që janë bërë publike, Leka tha se ato, sipas tij, nuk tregojnë elementet e akuzave për të cilat është ngritur çështja ndaj Hysenit.
Leka kritikoi mënyrën se si SPAK ka trajtuar dhe komunikuar publikisht çështjen, duke ngritur pikëpyetje mbi publikimin e disa komunikimeve private.
“Duhet të ndajmë Vlora Hysenin si person dhe lidhur me të si person privat apo juridik dhe si detyrë e drejtoreshë së Shërbimit Informativ Shtetëror janë dy gjëra krejt të ndryshme.
Sa i përket pjesës kryesore, për zonjën Hyseni detyra e drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit është nder i madh për çdo njeri dhe për të thënë të vërtetë është njeriu i parë dhe di e ka në dorë çdo sekret shtetëror…
Më ato që kanë dalë në publik ne nuk shohim askund nga ato akuza për të cilën është ngritura akuza ndaj saj. Pra atëherë ne duhet të jemi të rezervuar. Nëse kanë dalë disa mesazhe të shkëmbyera me një prej të akuzuarve me krim e korrupsion, ky është një banalitet që nuk e ndalon zonjën Hyseni as i person fizik dhe as si drejtoreshë…Problemi është se SPAK ka marrë në dorë në këtë rast apo është bërë pjesë e një banaliteti të madh. Ka hedhur në treg disa mesazhe prej të cilave shumica janë rozë dhe nuk ka menduar për shtetin…SPAK nuk ka patur parasysh të ruajë dinjitetin e shtetit shqiptar. I ka dhënë arrest në shtëpi një njeriu që është kryetarja e SHISH ndërkohë që ishte në një konferencë jashtë territorit të Shqipërisë dhe kjo është denigrim i shtetit të vet.
Ne e dimë që para një javë zonja Hyseni është thirrur në SPAK dhe askush se ka marrë vesh, pra vetë segmente të SPAK apo akuzës janë ata që janë nxjerrë në vitrina disa mesazhe me nuanca rozë që nuk thonë asgjë sepse në fund të fundit çdo njeri me ka të drejtë të ketë biseda edhe rozë”, tha ai.
/abcnews.al/
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-09-24 22:13:47
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.
