Mentor Krasniqi, avokati i ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Jakup Krasniqit, ka folur për hapat e ardhshëm të mbrojtjes pas vendimit të fundit të Gjykatës Speciale.
Në një intervistë ekskluzive për Klan News me gazetarin Besart Jacaj, Krasniqi tha se mbrojtja tashmë do të përqendrohet në përgatitjen e ankesës në Gjykatën e Apelit.
Sipas tij, afati për dorëzimin e ankesës është një muaj, me mundësi zgjatjeje edhe për dy muaj të tjerë.
“Procedura në Gjykatën e Apelit është një procedurë që parashihet. Afati është një muaj ose plus dy muaj për të dorëzuar ankesën në Gjykatën Apelit. Verdikti është mijëra faqe dhe na duhet kohë për të shqyrtuar të gjitha gjërat. Ky aktgjykim ka sjell një padrejtësi të madhe dhe të pashoqe. Zakonisht ka zgjatur prej 12 muajsh procedura, por ne do kërkojmë që procedurat do kërkohet me urgjence, ku klientët tanë janë në paraburgim prej gjashtë vitesh”, theksoi ai.
Ai e cilësoi vendimin si një “padrejtësi të madhe dhe të pashoqe”, ndërsa paralajmëroi se mbrojtja do të kërkojë që procedura në Apel të zhvillohet me urgjencë.
Avokati bëri të ditur gjithashtu se Jakup Krasniqi e konsideron vendimin si një padrejtësi jashtëzakonisht të madhe, por sipas tij, ish-kryeparlamentari ka ruajtur forcën për ta përballuar edhe këtë fazë të procesit.
Në fund, ai tha se Krasniqi ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e qytetarëve të Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi gjatë këtyre ditëve të vështira.
“Krasniqi e konsideron si padrejtësi jashtëzakonisht të madhe, mirëpo me forcën që ka pasur që nga dita e parë kur kjo padrejtësi ka filluar e ka përballuar edhe datën 16 shtator . Ai e ka falënderuar jashtëzakonisht shumë popullin e Kosovës dhe popullin shqiptar në përgjithësi për mbështetjen që ka treguar në këto ditë të vështira dhe beson ende në drejtësi“, tha ai.
Gjykata Speciale dënoi në total me 81 vjet burg katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, respektivisht me nga 25 vjet Hashim Thaçin dhe Jakup Krasniqin, me 18 vjet burg Kadri Veselin dhe 13 vjet burg Rexhep Selimin.
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-09-18 19:48:42
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.
