
Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Nikollas Agollin dhe David Priftin, të arrestuar për plagosjen me armë zjarri të Brian Syzos, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë në Pogradec.
Gjatë seancës gjyqësore, Nikollas Agolli ka pranuar se ka qenë ai që ka qëlluar me armë, por ka mohuar se ka pasur qëllim ta vriste të riun.
“E bëra. E godita, por jo me qëllim për ta vrarë. E godita në këmbë që ai të kuptonte çfarë do të thotë të plagosesh dikë. Siç më rrahën mua dhe më plagosën me thikë vitin e kaluar. Kam qenë vetëm në makinë”, është shprehur Agolli para gjykatës.
Sipas tij, ngjarja lidhet me një konflikt të mëparshëm, duke pretenduar se vëllai i Brian Syzos e kishte dhunuar dhe plagosur me thikë një vit më parë, çka, sipas Agollit, e shtyu të hakmerrej.
Nga ana tjetër, David Prifti nuk e ka pranuar akuzën. Ai ka deklaruar se në momentin e ngjarjes nuk ndodhej me Nikollas Agollin, por ishte në një vend tjetër, duke mohuar çdo përfshirje në plagosje.
Pavarësisht pretendimeve të të dyshuarve, Gjykata e Korçës vendosi ndaj tyre masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.
Arrest me burg për dy të rinjtë e akuzuar për plagosjen e Brian Syzos në Pogradec 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-07-02 11:43:03
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


