Një biznesmen shqiptar i dënuar për evazion fiskal nga Gjykata e Tiranës, është arrestuar në Angli me qëllim ekstradimi në vendin tonë.
Dokumentet e gjykatës “City of Westminster Magistrate Court” parë nga gazetari Top Channel Muhamed Veliu, tregojnë se Armando XEKA 33 vjeç është arrestuar në bazë të urdhrit ndërkombëtar të arrestit, të lëshuar prej Interpol Tiranës.
Gjykatës në Londër iu tha se Xeka, është dënuar me 4 vite e 6 muaj burg si i përfshirë në një skemë evazioni fiskal dhe në fshehje të të ardhurave në bashkëpunim.
Pas “studentëve”, vijnë “pedagogët”. Udhëhiqen nga Argita Berisha 2026
Armando Xeka po sipas dokumenteve të gjykatës kishte hyrë ilegalisht në Angli.
Hetimet e prokurorit Bledar Valikaj në vitin 2021, zbuluan se Xeka dhe 5 biznesmenë të tjerë akuzohen për dy milionë euro evasion fiskal e fshehje të të ardhurave.
Të gjashtë të përfshirët në këtë skemë ishin administratorë kompanish tesktile e hidrosanitare të cilët sillnin mallra nga Kina por nuk deklaronin shitjet.
Armando Xeka do të qëndrojë në një paraburgim të Londrës deri më 27/08/2026 nga ku do të shqyrtohet një kërkesë e dytë e tija për tu liruar me kusht kundrejt një garancie pasurore.
Kë do të donin shqiptarët të bëhet kryeministër, nëse Rama largohet nga politika 2026
Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal 2026
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-08-23 19:35:04
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.
10 efektivë të plagosur në Komisariatin Nr.3, Hita: Zjarri rrezikoi edhe të shoqëruarit në qeli 2026


