Në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News, Roland Bejko tha se Sali Berisha e ka marrë peng Partinë Demokratike.
Gjatë intervistës, Bejko tha se PD-ja ka humbur funksionin e saj si forcë politike që përfaqëson demokratët dhe qytetarët shqiptarë. Ai argumentoi se këto zhvillime kanë sjellë dobësimin dhe përçarjen e Partisë Demokratike, duke e cilësuar atë gjithnjë e më shumë si “parti të kryetarit” dhe “parti personale”.
“I ka ngel partia në derë. Sepse ajo derë e tij familjare, klanore e ka kthyer partinë në një ndërmarrje fitimprurëse dhe kanë humbur empatinë se çfarë duan demokratët, shqiptarët”, deklaroi Bejko.
Pas “studentëve”, vijnë “pedagogët”. Udhëhiqen nga Argita Berisha 2026
Sipas tij, Berisha nuk ofron më një alternativë për demokratët dhe ka dëmtuar rëndë funksionimin e brendshëm të partisë. Bejko kritikoi edhe mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve dhe listave, duke pretenduar se vota e anëtarësisë nuk kishte peshën e premtuar. Ndërsa më tej shtoi se sipas tij, opozita është pa vizion për zgjedhjet.
“Sepse ajo derë e tij familjare, klanorë e ka kthyer partinë në një ndërmarrje fitimprurëse dhe kanë humbur empatinë se çfarë duan demokratët, shqiptarët. Berisha tashmë nuk ofron asnjë ndihmë. E ndau PD në disa pjesë, i gënjeu demokratët, ju premtoi demokraci të brendshme. Vota e tyre nuk kishte peshë, sepse dihej se si bëheshin., Të tjera lista vinin me meritë dhe të tjera lista vendoseshin nga kryetari. PD u dëmtua sepse u nda, vazhdoi të bëhej edhe më shumë parti kryetari, parti personale”, tha ndër të tjera ai.
/abcnews.al/
Kë do të donin shqiptarët të bëhet kryeministër, nëse Rama largohet nga politika 2026
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-08-28 21:44:17
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


