Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po zhvillon në selinë blu, takimin “Bursa Rama e Naftës-10 abuzime, 1 zgjidhje”, me Departamentet e Burimeve Natyrore, Ekonomisë, Financave, Bujqësisë dhe Çështjeve Sociale. Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se vendi ynë ka çmimin më të lartë të naftës në botë.
“Çmimi i naftës për qytetarët shqiptar është më i lartë se në çdo vend të Europës dhe të botës. Pra nafta është një ndëshkim për qytetarët dhe ekonominë e vendit.”, tha kryedemokrati.
Ai shtoi se asnjë vend tjetër nuk ka “një ngarkesë të çmendur fiskale siç e ka Shqipëria.”
Mes të tjerash, Berisha theksoi rëndësinë e çmimit të naftës për ekonominë shqiptare, duke e lidhur atë me të gjitha sektorët dhe jetën e përditshme të qytetarëve.
“Një nga çështjet më thelbësore të ekonomisë sonë që lidhet në mënyrë të pazgjidhshme me të gjithë sektorët e kësaj ekonomie dhe me jetën e përditshme të çdo qytetari shqiptar. Më shumë se çdo faktor tjetër. Nuk ka asgjë tjetër të lidhur me çmimet e prodhimeve në Bujqësi, me çmimet e transportit, me çmimet e përpunimit të prodhimeve, se sa nafta, nuk ka asnjë faktor tjetër që t’u marrë qytetarëve shqiptarë që kanë veturë, 7.2% të të ardhurave të tyre ditore, në një kohë kur çmimi i naftës apo litra e naftës në Gjermani ju kushton gjermanëve 1.2 % të të ardhurave ditore të tyre.”, tha Berisha.
Ai u shpreh se qeveria në një akt cinik të pashembullt dhe akcizën e ka bërë të indeksueshme: “Në një akt cinik të pashembullt, edhe akcizën e ka bërë të indeksueshme. Nuk ua bën pensionistëve indeksimin e pensioneve, jo, i mashtron. Indekson akcizën e naftës dhe e rrit atë në përputhje me inflacionin. Dhe kjo i jep një rritje të ndjeshme çdo vit, dhe marrë së bashku, rëndon me 40 lekë të vjetra në çmimin e saj.”
Berisha: 60% të çmimit për çdo litër e merr qeveria
Kryetari i Partisë Demokratike, u shpreh se Shqipëria është vendi me ngarkesën më të lartë fiskale mbi litrin e naftës, ku rreth 60% e çmimit të saj shkon tek taksat që qeveria merr për çdo litër.
“Pra, nafta është një ndëshkim për qytetarët dhe ekonominë e vendit. Nuk ka asnjë vend tjetër të ketë një ngarkesë të çmendur fiskale mbi litrin e naftës siç e ka Shqipëria. 60 përqind e çmimit të naftës përbëhet nga ajo që qeveria u merr qytetarëve për çdo litër. Askush nuk e bën këtë përveç kësaj qeverie. Askush nuk e bën këtë dhe nuk mund të imagjinojë të bëjë një gjë të tillë. Në vitin 2013, taksa e qarkullimit ishte 7 lekë të vjetra për litër. E rriti në 28 lekë, e rriti me katër herë. Në një akt cinik të pashembullt, edhe akcizën e ka bërë të indeksueshme. Nuk ua bën pensionistëve indeksimin e pensioneve, jo, i mashtron. Indekson akcizën e naftës dhe e rrit atë në përputhje me inflacionin. Dhe kjo i jep një rritje të ndjeshme çdo vit, dhe marrë së bashku, rëndon me 40 lekë të vjetra në çmimin e saj.”, tha ai.
Berisha: Shqiptarët me çmimin më të lartë të naftës në botë, 60% për çdo litër e merr qeveria! 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-04-03 17:26:03
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


