
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për vrasjen e turistit portugez Luis Miguel Varela Mendes në Ksamil, duke e cilësuar ngjarjen si një “vrasje shtetërore”.
Në një bashkëbisedim me ndjekësit, Berisha akuzoi tre punonjësit e policisë që ndodheshin në vendngjarje se nuk kanë ndërhyrë për të mbrojtur 20-vjeçarin, por sipas tij, kanë mbajtur anën e autorit të dyshuar, Sokrat Vata, dhe kanë fshehur krimin.
“Tre uniformat e policisë, në vend që të mbronin turistin, të mbronin 20-vjeçarin, morën anën e vrasësit dhe fshehën krimin”, u shpreh Berisha, duke shtuar se ngjarja, sipas tij, dëshmon për lidhjet mes sigurisë private dhe krimit të organizuar.
“Përveç ngjarjes tragjike, e them edhe njëherë, të vrasjes shtetërore të 20-vjeçarit portugez që erdhi të kalonte pushimet në Ksamil dhe kthehet në familjen e tij në arkivol, e them shtetërore sepse ishin tre uniforma policie, të cilat në vend që të mbronin turistin, të mbronin 20-vjeçarin, morën anën e vrasësit, fshehën krimin, duke dëshmuar se rojet e sigurisë në lokalet tona, në tërësi, jo të gjitha sigurisht, janë pjesë e krimit të organizuar, i cili kontrollon jetën ekonomike të vendit.
Por, tmerrësisht shqetësuese ishte ngjarja në Kombinat, ku sipas policisë dhjetëra adoleshentë kishin mprehur thikat, revolet për një përleshje, e cila do kishte marrë përmasat e një masakre.
Natyrisht parandalimi i saj meriton dhe ka vlerësim, por fakti që në Shqipëri janë krijuar mjedise të tilla të inkriminuara, ku mund të ndodhin përleshje me armë të ftohta dhe armë zjarri mes dhjetëra qytetarëve, dëshmon edhe njëherë shkallën e lartë të inkriminimit, të sundimit të krimit në këtë vend. De facto, Shqipëria dominohet tërësisht nga krimi.”, tha Berisha.
/vizionplus.tv
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-08-22 11:42:44
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


