Është një nga të paktët që ka ngjitje në karrierë. Kombëtarja shqiptare ndoshta nuk është në momentin e saj më të mirë sa i takon nivelit ku luajnë lojtarët e saj, por Mirlind Daku jep shpresë.
Pasi bëri hap përpara si futbollist profesionist, duke shkuar nga Rubin i Kazanjit tek Spartaku i Moskës, sulmuesi kuqezi e shënoi golin e parë me fanelën e kuqe.
Kjo, në ndeshjen e dytë në kampionatin rus, ndërsa ishte titullar, ndryshe nga hera e kaluar kur luajti vetëm disa minuta.
Ndeshja në Stadiumin “Lukolil”, në prani të rreth 28 000 spektatorëve, vendasit nuk e patën të lehtë. Atyre iu anuluan një gol për pozicion jashtë loje që në 8’, dhe pastaj pësuan gol.
Një gabim I mbrojtjes I dha mundësinë miqve të realizonin në 66’, ndonëse Daku nuk e kishte thënë fjalën e fundit. Shqiptari ishte protagonist në sulmet e të mbiquajturve “gladiatorët”, duke ndihmuar në aksionin kur u fitua një 11-metërsh në 71’.
U desh shqyrtimi në VAR prej më shumë se 3 minutash, që të merrej vendimi, dhe më shumë se një minutë tjetër që Daku të kishte mundësinë për të gjuajtur.
Tashmë me fanelën 19 në shpinë nuk gaboi dhe ndihmoi Spartakun të merrte të paktën pikën. Sulmuesi kuqezi ka 3 gola këtë sezon në Premier Ligën e Rusisë në 6 ndeshje, dy më pak se vendi i parë në garën për Këpucën e Artë.
Daku shënon si moskovit/ Sulmuesi kuqezi realizon golin e parë tek ekipi i tij, Spartak 2026
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-08-31 08:43:32
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


