Policia e Tiranës ka hartuar një plan të posaçëm masash për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë derbit mes Partizanit dhe Tiranës, që do të zhvillohet sot në orën 18:30 në stadiumin “Arena Kombëtare”.
Hetimi europian: Rusia ndikoi (edhe) në Shqipëri/ Moska dhe Irani, ndërhyrje në rrjetet sociale 2026
Në kuadër të masave të sigurisë, disa segmente rrugore në kryeqytet do të bllokohen nga ora 16:00 deri në përfundim të aktivitetit sportiv. Sipas njoftimit të Policisë, bllokimet do të përfshijnë sheshin “Nënë Tereza”, rrugën “Lekë Dukagjini”, rrugën “Dervish Hima”, si dhe zonat përreth stadiumit.
Itineraret e përcaktuara për tifozët
Policia ka përcaktuar edhe rrugët që do të ndjekin tifozët e të dyja skuadrave drejt stadiumit.
Tifozët e Partizanit do të nisen nga zona e Inxhinierisë, në rrugën “21 Dhjetori”, do të vijojnë te “Libri Universitar”, anash Presidencës, në rrugën “Gjergj Filipi”, pranë “Coin”, për t’u drejtuar më pas drejt tribunës N.
Ndërsa tifozët e KF Tiranës do të nisen nga sheshi “Skënderbej”, do të kalojnë te ish-Hoteli “Dajti”, Ura e Dajtit, do të kthehen te ETC-ja dhe do të vijojnë në rrugën e Elbasanit, rrugën “Dervish Hima”, rrugën “Sheh Ahmet Pazari” dhe pranë “Ambasador 3”, për të mbërritur te hyrjet V–S.
Uniformat blu do të monitorojnë lëvizjen e tifozëve përgjatë itinerareve të përcaktuara dhe nuk do të lejojnë grumbullime apo kalime jashtë rrugëve të miratuara.
Kontrolle të rrepta në hyrje të stadiumit
Në kuadër të planit të sigurisë, Policia do të kryejë kontrolle të imtësishme ndaj tifozëve para hyrjes në stadium, për të parandaluar futjen e sendeve të kundërligjshme, si sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalikë dhe lëndë piroteknike.
Pas “studentëve”, vijnë “pedagogët”. Udhëhiqen nga Argita Berisha 2026
Çdo tifoz duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi, pasi personat që nuk disponojnë një të tillë nuk do të lejohen të hyjnë në stadium.
Gjithashtu, fëmijët nën moshën 16 vjeç nuk do të lejohen të hyjnë, edhe nëse kanë biletë, pa praninë e prindit ose kujdestarit ligjor, i cili duhet të ketë me vete dokument identifikimi.
Në stadium nuk do të lejohet as hyrja e tifozëve që janë identifikuar më parë nga Policia si problematikë gjatë aktiviteteve të ndryshme sportive.
Në përfundim, Policia e Tiranës u ka bërë thirrje tifozëve të zbatojnë masat e përcaktuara, ndërsa qytetarëve u kërkon të shmangin lëvizjen me automjete në segmentet rrugore që do të bllokohen, gjatë orareve të njoftuara.
Kë do të donin shqiptarët të bëhet kryeministër, nëse Rama largohet nga politika 2026
Derbi Partizani-Tirana/ Policia me plan masash, ja rrugët që do bllokohen 2026
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-10-11 11:49:57
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.
10 efektivë të plagosur në Komisariatin Nr.3, Hita: Zjarri rrezikoi edhe të shoqëruarit në qeli 2026
