Socialisti Erion Braçe, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, zbuloi se çfarë ndodhi natën e votimit të Reformës Territoriale.
I pyetur nga moderatori Rakipi nëse kishte pasur presion nga Edi Rama për të votuar pro, Braçe tha se asgjë nga ato që janë thënë nuk ka ndodhur.
Ai tha se votoi pro për të qenë pjesë e reformës dhe për të mos e lënë atë vetëm një vizatim në hartë.
Pjesë nga biseda:
Rakipi: Thanë që ju ka detyruar Edi Rama të votoni kështu?
Braçe: Rama tha se nëse ti voton kundër, je jashtë grupit parlamentar.
Rakipi: Pra, fjalët nuk dalin kot.
Braçe: Jo, fjalët dolën kot që unë dhe Rama jemi takuar për 30 minuta.
Rakipi: Po mirë, kjo dihet.
Braçe: Unë këtë doja të sqaroja, se dalin fjalët kot.
Rakipi: Në programin tim jo. Askush të mos përdorë celularin në programin tim. Ju mendoni se duke qëndruar aty mund të rregulloni mazhorancën?
Braçe: Me ide, jo për të rregulluar mazhorancën, sepse nuk e kam unë këtë përgjegjësi. Harta të kthehet në reformë, qytetarët të marrin nga reforma ato që u takojnë si shërbime publike.
Rakipi: E dyanshme janë ato.
Braçe: Çfarë kanë fituar ata që janë larguar?
Rakipi: Do t’ia kërkoni votën qytetarit?
Braçe: Ia kërkoj votën qytetarit çdo ditë. Unë jam me qytetarin ditë për ditë. Kush lëviz në këmbë, më sheh mua në takime me qytetarët, edhe pse partia nuk ka sjellë as dy deputetë të tjerë. Një pjesë të ngjarjeve për të cilat biseduam nuk i kam parë fare, pasi kam qenë në terren. Unë votën nuk e kërkoj një herë në dy vjet.
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-10-13 21:20:34
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.
