“Reforma është më efektive dhe më eficiente”, kështu u shpreh deputeti i PS-së, Arbjan Mazniku, në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, ku foli për reformën territoriale dhe punën e komisionit parlamentar.
Mazniku tha se komisioni kishte një mandat 9-mujor dhe se puna e tij duhej të përfundonte në korrik, ndërsa theksoi se mazhoranca kishte synuar të gjente një mirëkuptim edhe me opozitën.
Sipas Maznikut, reforma ka qenë pjesë e programit politik të Partisë Socialiste dhe është cilësuar si “reforma e administrimit territorial 2.0”.
Ai shtoi se mazhoranca synon një reformë që do t’i bëjë bashkitë më funksionale, ndërsa akuzoi opozitën se kishte një tjetër qasje.
“Komisioni ka pasur një mandat 9 mujor. Duhet të mbaronte punë në korrik. Ne duhet të bënim dhe dy elementë të tjerë që kishin të bënim me kompetencat. Një mirëbesim nga ana e mazhorancës për të tentuar për të bërë një marrëveshje. Mazhoranca ka një pozicion, ka qenë pjesë e program it të PS, reforma. Mazhoranca ka një angazhim për të ecur përpara me këtë reformë që është kalendari europian por edhe politik. Nuk mund të shkojmë te pozicioni i opozitës sepse kjo nuk ndodh dot. Ne e kemi thënë, në programin politike e kemi quajtur reforma e administrimit territorial 2.0. Paralajmërohet që në emrin e agjendës politike që mazhoranca kishte. Nuk ka qenë një gjë që nuk e kemi thënë apo nuk e kemi paralajmëruar. Po ë ktheheni në fjalën e kryeministrit në atë kohë e vendos në listën e parë të prioriteteve. Por ndërkohë që PS ishte e prirur nga një reformë ku synonte si të bëjmë bashkitë më funksionale, pala tjetër kishte hall të fitonte ndonjë”, tha ai.
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-10-07 18:49:46
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.
