Drejtësia me flamingot, kundër Ramës. Gjykata e Tiranës ka liruar dy protestuesit e bulevardit, Edison Lika dhe Fatjon rrapaj të cilët mbrëmjen e 7 tetorit qëlluan me vezë automjetin e kryeministrit Edi Rama.
Lika dhe Rrapaj u arrestuan në flagrancë nga Policia pasi qëlluan automjetin e kryeministrit, por qëndruan në qeli vetëm 48 orë.
Gjykata pavarësisht provave edhe të vërtetuara nga këto pamje filmike, e ka shpallur të paligjshëm arrestimin e dy protestuesve.
Edhe prokuroria nga ana tjetër, kishte një qasje më të butë për protestuesit. Kërkoi ligjshmërinë e arrestit, por zbutjen e masës në detyrim paraqitje, pra duke kërkuar gjithashtu lirimin e tyre.
Edison Lika është një nga protestuesit e bulevardit i cili është shoqëruar herë pas here nga policia, por falë tolerancës herë nga komisariatet e herë nga drejtësia, është rikthyer shumë shpejt në protestë së bashku me flamingo të tjerë të cilët vijojnë kryejnë akte dhune.
Tani, të paktën, nuk ka më dyshime se flamingot dhe PD tashmë janë njësoj, vezët e bulevardit nuk ndryshojnë shumë nga vezët e djalit të Fahriut, të dyja kanë qëllim Edi Ramën.
Por këtij qëllimi i bashkohet edhe drejtësia, që sipas vendimit, kuptohet se konsideron të ligjshëm qëllimin me vezë të Edi Ramës.
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-10-10 14:21:17
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.
