
Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, feston sot 31-vjetorin e lindjes. Me këtë rast, babai i saj, Dukagjin Lipa, ka ndarë në rrjetet sociale disa fotografi të këngëtares nga fëmijëria, të shoqëruara me një dedikim të veçantë dhe emocionues. Dukagjin Lipa i ka uruar vajzës së tij shëndet, siguri dhe lumturi, duke e shoqëruar mesazhin me fjalë të ndjera për dashurinë dhe krenarinë që ndjen për të.
“Gëzuar ditëlindjen, Dua
Të dua shumë dhe jam jashtëzakonisht krenar për ty. Uroj që dora e Zotit të jetë mes teje dhe çdo të keqeje. Uroj që dashuria që ti u jep të gjithëve ne të jetë mburoja që të mban të sigurt dhe të lumtur. Gëzuar ditëlindjen, dashuria ime
. ”, shkruan ai në urimin e tij.
Ndërkohë, Dua Lipa ka nisur festimet për ditëlindjen e saj duke ndarë me ndjekësit disa fotografi nga pushimet. Në postimin e fundit, ajo shfaqet me një fustan të zi, ndërsa shkruan me humor se është e fiksuar pas ditëlindjeve.
View this post on Instagram
Ndërkohë, Dua Lipa ka kaluar një periudhë të rëndësishme edhe në jetën personale, pasi u martua Callum Turner. Çifti, i cili e bëri publike lidhjen në vitin 2024, u martua në një ceremoni private, duke kurorëzuar kështu historinë e tyre të dashurisë.
/vizionplus.tv
Dua Lipa feston ditëlindjen, babai i saj ndan fotot nga fëmijëria me dedikimin emocionues 2026
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-08-22 10:40:53
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


