
Një ngjarje e denjë për skenar filmash ka ndodhur pak ditë më parë në Tiranë, ku një 70-vjeçari i janë marrë 100 mijë euro përmes mashtrimit.
Bëhet me dije se 70-vjeçari, i cili kishte një pikë këmbimi valutor, ka pasur një takim të papritur nga i “dërguari” i mikut të tij, i cili i ka kërkuar 100 mijë euro borxh.
Sipas burimeve, 70-vjeçari ka njohje të ngushta me biznesmenin Bashkim Ulaj dhe pikërisht emri i këtij të fundit ka bindur të moshuarin që t’i japë personit që iu paraqit në pikën e këmbimit valutor 100 mijë euro.
10 efektivë të plagosur në Komisariatin Nr.3, Hita: Zjarri rrezikoi edhe të shoqëruarit në qeli 2026
Para dorëzimit të parave, 70-vjeçari ka pasur edhe një bisedë me video-thirrje me një person në anën tjetër të telefonit, i cili, i krijuar me inteligjencë artificiale, bindi të moshuarin se këtë bisedë po e zhvillonte me biznesmenin Ulaj.
Pasi kaluan disa orë, i moshuari i ka rënë sërish numrit, por në anën tjetër të telefonit nuk i është përgjigjur askush. Më pas, ai ka telefonuar biznesmenin Ulaj dhe ky i fundit i ka thënë se nuk është në dijeni të situatës.
Menjëherë, 70-vjeçari ka telefonuar policinë. Krimi Ekonomik pranë Policisë së Tiranës nisi hetimet, ku, përmes kamerave të sigurisë, arriti të lokalizonte edhe mjetin që përdorën autorët, mjet i cili rezultoi i marrë me qira. Ndërkohë, më pas, blutë arritën të identifikojnë autorët, të cilët janë nga Elbasani.
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-08-24 15:47:02
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.
Egnatia mposht Vllazninë 3-1, rrogozhinasit një pikë larg kreut 2026

