Ekspertja e ekonomisë Teuta Nunaj foli për hartimin e një skeme të re për pensionet dhe dyfishimin e bonusit për pensionistët.
Gjatë intervistës në emisionin “Sheshi i Dollarit”, në ABC News, Nunaj shpjegoi dallimin mes indeksimit të pensioneve dhe kompensimeve apo bonuseve që jepen nga qeveria.
Nunaj theksoi se, pikërisht për shkak se bonusi nuk është detyrim ligjor, qeveria mund të vendosë për rritjen ose dyfishimin e tij në vitin 2027, por vendimi do të varet edhe nga mundësitë buxhetore.
Pas “studentëve”, vijnë “pedagogët”. Udhëhiqen nga Argita Berisha 2026
“Kemi dy kategorizime, ato të detyrimeve ligjore siç është rasti i indeksimit dhe është i përcaktuar modeli i indeksimit. Qeveria me një vendim të saj ndërton se cilat janë produktet e shportës që do merren në konsideratë. Në terma nominalë, indeksimi është gjithmonë një rritje e pensionit. Dhe indeksimi ka edhe një element tjetër të rëndësishëm, duke qenë se realizohet vit pas viti, ai indekson masën e pensionit. Pjesa e dytë që përbën të ardhur mujore është ajo për bonuset e kompensimet. Kompensimi i bashkëngjitet masës së pensionit dhe ndërton atë që quhet e ardhura mujore e pensionistit. Por kompensimi nëse do ta diferenconim nga indeksimi është në këtë rast që nuk indeksohet. Kompensimi nuk është një detyrim ligjor, por politika mbështetëse që merre qeveria. Duke mos qenë detyrim ligjor do të thotë që qeveria mund të ketë dëshirën apo vullnetin që ka dyfishojë në 2027, por nëse një llogari nuk i del atëherë mund të ruajë të njëjtën vlerë. Kjo e diferencon, ndërsa për indeksimin ke buxhet apo nuk ke buxhet do realizosh do ta gjesh formën”, tha ajo.
/abcnews.al/
Dyfishohet bonusi/ Nunaj analizon skemën e pensioneve: Ndryshimi mes indeksimit dhe bonusit 2026
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-10-05 20:49:40
Kë do të donin shqiptarët të bëhet kryeministër, nëse Rama largohet nga politika 2026
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.
