
“Universiteti i Tiranës vijon të jetë një nga zgjedhjet kryesore të maturantëve. Sipas të dhënave të këtij universiteti, 6 në 10 maturantë aplikues kanë përzgjedhur të paktën një nga degët e studimit të ofruara nga ky universitet.”
“Për sa i përket numrit të aplikimeve, është fakt që për këtë vit, në total, për programet e studimit në të gjitha institucionet e arsimit të lartë ka një rënie të lehtë. Por, do të thoja që për Universitetin e Tiranës ka një rritje të lehtë”, shprehet Gentjana Sharku, zv.rektore e Universitetit të Tiranës.
Në krye të preferencave mbeten degët e ekonomisë, teknologjisë së informacionit dhe drejtësia, programe që prej vitesh tërheqin numrin më të lartë të maturantëve.
“Që nga vitet e kaluara, tendenca e studentëve, maturantëve, është drejt programeve të studimit në ekonomi, informatikë, teknologji informacioni, drejtësi. Janë fakultetet që i plotësojnë më së miri edhe kuotat e tyre”, thotë Sharku.
Për të nxitur interesin drejt degëve ku vendi ka më shumë nevojë për specialistë, Sharku konfirmon se vijon edhe këtë vit mbështetja për programet prioritare.
“Kjo i ndihmon studentët që të ndjekin studimet në një program që ka interes kombëtar për zhvillimin e vendit. Por ofron edhe një mbështetje financiare, sepse, në bazë të akteve ligjore, ata përfitojnë edhe një bursë sa paga minimale, në qoftë se ndjekin këto programe studimi”, thotë Sharku.
Një tjetër drejtim i ofruar prej gjashtë vitesh, janë programet në gjuhën angleze. Përmes tyre, Universiteti i Tiranës synon jo vetëm të zgjerojë mundësitë për studentët shqiptarë, por të tërheqë studentë të huaj. Në Universitetin e Tiranës ofrohen edhe këtë vit për maturantët 160 programe studimi.
Ekonomiku kryeson preferencat, mbështetje financiare për programet prioritare 2026
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-08-29 13:29:27
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.
