Nga Ylli Pata
Prova e 84 votave e mazhorancës së Edi Ramës, dukej qartë se ishte një provë edhe politike. Një provë, që Rama, duket e ka demonstruar jon ë rrafshin e brendshëm përtej diskutimeve e debatit, por në qarqet politike të BE-së.
Ku pas shpërthimit të revolucionit të flamingove është krijuar qartazi përshtypja se kemi një krizë politike, e cila është edhe brenda mazhorancës.
Një përshtypje që erdhi edhe nga një debat politik brenda mazhorancës me largimin e Marjana Koçekut, debatet e Elisa Spiropalit, përkrahja e protestave nga Ditmir Bushati, agresiviteti i ish-emrave të vjetër të PS-së për të nxitur lëvizje në mazhorancë etj.
Ky lloj testi, duket ishte një demonstrim i Ramës në qarqet europiane se mazhoranca që e mori këtë mandat të gjerë në 2025 për të futur Shqipërinë në Bashkimin Europian.
Ky votim, është një vulë politike e dështimit të revolucionit që u soll edhe falë mediave liberale ndërkombëtare si një zhvillim tronditës në Shqipëri.
Revolucioni i Flamingove, erdhi në Shqipëri si një krijim laboratorik në laborator. Pasi erdhi nga qendrat e mëdha të politikës botërore anti-Trump. Flamingo, ishte një revolucion anti-Trump në thelbin e saj, e si i tillë u përdor në dy javët më aktive të saj, kur pati streaming nga mediat më të mëdha botërore.
Pas “studentëve”, vijnë “pedagogët”. Udhëhiqen nga Argita Berisha 2026
Natyrisht ka arsye pë rata që e bënë këtë, ngaqë kishim të bënim me pjesë të familjes së Presidenti amerikan, përkatësisht familjarët më me influencë në publikun amerikan.
Ndërkaq, në pjesën shqiptare të Revolucionit të Flamingove, u përdor një logjikë e vjetër dhe e stërpërdorur; ajo e rrëzimit të Edi Ramës.
Kreu aktual i qeverisë dhe i mazhorancës është në mandatin e katërt të tij, përkatësisht e ka ngrënë të gjithë livadhin politik të tij dhe pret kulmin për të dalë në epilogun e shpallur atë të hyrjes së BE-së.
Në këtë rast, çdo logjikë për ta rrëzuar nuk qëndron, pasi Edi Rama duhet sfiduar me një narrativë të re, me një lidership të ri, me një revolucion politik të vërtetë e jo të krijuar në laborator. Një revolucion real e kërkon këtë në mentalitet, në ideologji, në koncept. Drejtuesit e revolucioneve historike nuk kanë qenë udhëheqësit e masave, po filozofët. Revolucionin francez e mbruajti Russoi, Volteri e iluministët European. Për të mos folur për të tjerët me radhë që kanë brenda kontrakdiktat e tyre.
Kë do të donin shqiptarët të bëhet kryeministër, nëse Rama largohet nga politika 2026
Kritikët e Edi Ramës i mëshojnë faktit se pikërisht tani që ai donte të tregonte se është më i fortë, është më i dobët se nuk e ka më aureolën artistike në mediat europiane.
Mund të jetë edhe kështu, por problem është përballë, kush është sfiduesi i tij politik, ideatori i një rruge politike alternative e të ndryshme me të?
Pastaj, siç ndodhi sot në guerriljen pa lidhje në ministrinë e Arsimit, ditën kur Shqipëria firmos mbylljen e një kapitulli të BE, gjëja bëhet më e qartë. Flamingo nuk është një revolucion i lindur këtu, por i krijuar në inkubator apo në inkubatorë.
Flamingo, revolucioni i krijuar në inkubator 2026
10 efektivë të plagosur në Komisariatin Nr.3, Hita: Zjarri rrezikoi edhe të shoqëruarit në qeli 2026
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-10-13 15:35:56
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.
