Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimet për publikimin e fotografive të Ergys Agasit, pak pas arrestimit të tij nga Policia dhe BKH-ja. Deri më tani, një efektiv policie është pezulluar nga detyra, ndërsa verifikimet po shtrihen edhe te persona të tjerë që dyshohet se kanë pasur rol në nxjerrjen dhe publikimin e pamjeve.
Fotografitë e Agasit, i arrestuar në kuadër të hetimeve të SPAK për çështjen e lidhur me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, u publikuan në momente të ndryshme pas arrestimit.
Pamjet e para e tregonin atë brenda automjetit të Policisë, gjatë transportimit nga Durrësi drejt Tiranës, ndërsa fotografi të tjera u publikuan nga ambientet e shoqërimit në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës.
Ndërkohë, në njoftimet zyrtare të Policisë së Shtetit dhe SPAK-ut, identiteti i të arrestuarit ishte publikuar me iniciale dhe fytyra e tij ishte mbuluar, në respektim të parimit të prezumimit të pafajësisë dhe rregullave për mbrojtjen e të dhënave personale.
Hetuesit e AMP-së po verifikojnë se kush ka realizuar fotografitë, kush ka pasur akses në automjetin dhe ambientet ku ndodhej Agasi dhe si pamjet kanë dalë jashtë strukturave të Policisë.
Hetimi vijon dhe pritet të përcaktojë përgjegjësitë e çdo punonjësi apo personi tjetër të përfshirë në publikimin e fotografive.
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-08-27 21:42:42
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


