Emisioni ‘Repolitix’ në Report Tv startoi sot sezonin e ri, nën moderimin e gazetarit Denis Minga, ku u prekën një sërë çështjesh me rëndësi për opinionin publik, mes të cilave edhe Rregullorja e re e GJKKO-së e cila censuron lirinë e medias gjatë seancave gjyqësore.
I ftuar në studio, gazetari Mentor Kikia tha se është absurde të diskutohet sot, në vitin 2026, nëse media duhet t’i ndjekë seancat gjyqësore ose jo.
Kjo pasi sipas tij, çështjet që trajtohen në Gjykatën e Posaçme janë çështje me interes të jashtëzakonshëm publik, sepse bëhet fjalë për njerëz që lidhen me funskione të larta shtetërore dhe që akuzohen për fondet e publikut.
Prandaj sipas tij, është e domosdoshme që media të jetë prezente gjatë këtyre seancave gjyqësore, që publiku të jetë i informuar mbi zhvillimet që ndodhin brenda sallës së gjyqit.
Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda 2026
“Në Gjykatën e Tiranës, ajo që quhet gjykata civile, gjyqet ndaj ish-nomeklaturës së lartë komuniste të diktaturës, ku gjykohej Ramiz Alia, Hekuran Isai, etj, në atë sallën, në ato kushtet modeste që kishte gjykata në ato kohë, i ndiqnim krejt normalisht.
Të diskutosh në 2026-ën nëse do të duhet media t’i ndjekë apo jo seancat gjyqësore, më duket absurditet, pasi veçanërisht çështjet që kanë të bëjnë me objektet që ka në gjykim GJKKO-ja, janë çështje me interes të jashtëzakonshëm publik, sepse bëhet fjalë për njerëz që lidhen me funksione të larta shtetërore dhe që akuzohen për akuza që kanë të bëjnë me fondet e publikut.
Dhe për këtë qytetarët janë sy e vesh për të dëgjuar se çfarë po ndodh. Janë çështje mbi të cilat ngrihet e gjithë narrativa publike sot dhe kur vjen puna që këta njerëz të dalin në gjyq, do të duhet që gazetarët të mos i ndjekin. Ka çështje të caktuara që gjykatësi vendos që të bëhen pa praninë e medias, por nuk e cënon të drejtën e medias për të informuar”, tha mes të tjerash gazetari Mentor Kikia.
Nga ana tjetër, ish-prokurori Ervin Karanxha ka ripërsëritur gjatë fjalës së tij në studio se Rregullorja e re e GJKKO-së cënon edhe punën e avokatëve.
Karanxha tha se ndalimi i mbajtjes së telefonit për avokatin gjatë seancës gjyqësore, është në thelb goditje ndaj mbrojtjes. Më tej, me ironi Karanxha tha se avokati nuk do ta përdorë telefonin për të goditur të pandehurin.
Hetimi europian: Rusia ndikoi (edhe) në Shqipëri/ Moska dhe Irani, ndërhyrje në rrjetet sociale 2026
“Dhoma Kombëtare e Avokatëve ka pasur edhe pretendime dhe janë pretendime të sakta. Avokati privohet të mbajë telefonin tani. Çfarë do bëj avokati me telefonin? Me telefon t’i s’mund ta godasësh të dënuarin. Se ti je në anën e të dënuarit tani. Telefoni është mjet komunikimi, është në funksion të mbrojtjes. Ti aty shikon një ligj, një ndryshim, aq më tepër kur aty shumica janë për shpërdorim detyre”, tha ish-prokurori Ervin Karanxha.
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-09-02 20:25:05
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


