Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e rëndë të shënuar në kopshtin nr. 2 në qytetin e Korçës, ku 11 fëmijë kanë shfaqur simptoma të intoksikimit dhe helmimit ushqimor.
Një nënë e një prej fëmijëve të prekur ka ngritur dyshime mbi kushtet higjieno-sanitare brenda kopshtit, duke kërkuar një hetim të plotë e të gjithanshëm nga autoritetet përgjegjëse. Sipas saj, dezinfektimi i kopshtit është kryer në fillim të muajit shtator, por enët e kuzhinës nuk ishin përdorur për një kohë të gjatë për shkak të mungesës së tenderit për shërbimin e ushqimit.
Sipas dëshmisë së prindit, shërbimi i ushqimit ka startuar ditën e enjte, ndërsa mbrëmjen e së premtes djali i saj ka shfaqur simptomat e para të helmimit. Ajo dyshon se enët e kuzhinës mund të kenë qenë të papastra ose të papërshtatshme për përdorim pas periudhës së gjatë të mosshfrytëzimit.
Deri më tani konfirmohet se nga një grup prej 27 fëmijësh, 11 prej tyre kanë shfaqur simptoma të njëjta gastrointestinale. Prej tyre, 6 fëmijë janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital, ndërsa 5 të tjerë po trajtohen në kushte shtëpie.
Lidhur me ngjarjen, Policia e Shtetit ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për drejtoreshën e kopshtit nr. 2 dhe mjeken pediatre të Spitalit të Korçës, e cila nuk ka raportuar rastin pranë organeve kompetente. Të dyja shtetaset akuzohen për veprën penale “Shpërdorim detyre”.


IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-10-04 11:16:09
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.
