
Gjykata e Kosovës shpalli këtë të mërkurë fajtor ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për përdorimin e gazit lotsjellës në Kuvend gjatë seancës së 21 marsit 2018, kur deputetët po shqyrtonin ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.![]()
Gjykata e rikualifikoi akuzën për përdorimin e armës ose mjetit të rrezikshëm, duke e cilësuar atë si një formë më të lehtë të së njëjtës vepër penale, ndërsa rrëzoi akuzën për “pengimin e personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”, pasi ndjekja penale për këtë vepër kishte parashkruar.
Gjykata nuk dha vendim për masën e dënimit. Seanca ku do të paraqiten rrethanat lehtësuese dhe rënduese është caktuar për 8 shtator, kur pritet të shpallet edhe dënimi.
Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda 2026
Sveçla nuk ishte i pranishëm në seancë dhe u përfaqësua nga avokati i tij.
Çështja lidhet me ngjarjet e marsit 2018, kur deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje hodhën gaz lotsjellës në sallën e Kuvendit në shenjë kundërshtimi ndaj marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.
Hetimi europian: Rusia ndikoi (edhe) në Shqipëri/ Moska dhe Irani, ndërhyrje në rrjetet sociale 2026
Në një seancë të mëparshme, Sveçla kishte deklaruar se nuk e konsideronte veten fajtor, duke thënë se veprimi kishte karakter politik dhe kishte si synim, sipas tij, të pengonte “faljen ose shitjen e 8,200 hektarëve tokë të Republikës së Kosovës”.
Fillimisht, në këtë çështje ishin nën akuzë edhe ish-deputetët e Vetëvendosjes Drita Millaku, Fitore Pacolli-Dalipi dhe Salih Zyba, por Gjykata vendosi ta veçojë procedurën ndaj Sveçlës nga ajo e të pandehurve të tjerë.
Hodhi gaz lotsjellës në Kuvend në vitin 2018, gjykata e Kosovës shpall fajtor ministrin 2026
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-09-02 08:26:04
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.

