
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, priti sot në Tiranë, drejtuesit e institucioneve dhe të zgjedhurit shqiptarë në Luginën e Preshevës, Deputetin Shaip Kamberi, Kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, Kryetarin e Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti dhe Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi.
Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda 2026
Ministri Hoxha thekson se gjatë takimit u zhvillua një bisedë e drejtpërdrejtë, vëllazërore dhe përmbajtësore, për çështjet që na bashkojnë dhe që kërkojnë bashkërendim të vazhdueshëm: mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve, ruajtjen e identitetit dhe forcimin e përfaqësimit të tyre me fuqi reale në jetën politike dhe institucionale të Serbisë, si dhe adresimin e nevojave konkrete të qytetarëve të Luginës.
“Përfaqësimi real dhe i denjë, ruajtja dhe forcimi i identitetit kombëtar, arsimimi, zhvillimi ekonomik dhe mundësitë për të rinjtë nuk janë çështje episodike. Ato kërkojnë vëmendje të vazhdueshme, bashkërendim dhe veprim konkret”, deklaroi Ministri i Jashtëm.
Hetimi europian: Rusia ndikoi (edhe) në Shqipëri/ Moska dhe Irani, ndërhyrje në rrjetet sociale 2026
Të drejtat e shqiptarëve, sipas Ministrit, mbeten një nga përparësitë e qëndrueshme të aksionit tonë diplomatik.
Hoxha nënvizoi se Shqipëria do të vijojë të jetë pranë shqiptarëve të Luginës së Preshevës, me angazhim dhe dialog.
Postimi i plotë i Ministrit Hoxha:
Në përfundim të një vere të shkurtër, pata kënaqësinë të zhvilloj sot një takim pune me drejtuesit e institucioneve dhe të zgjedhurit shqiptarë në Luginën e Preshevës:
Deputetin në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi; Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Enkel Rexhepi;
Kryetarin e Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti si dhe
Kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, duke filluar kështu sezonin e ri me një nga përparësitë e qëndrueshme të aksionit tonë diplomatik.
Një bisedë e lirë, e drejtpërdrejtë, por mbi të gjitha vëllazërore dhe përmbajtësore, për çështjet që na bashkojnë dhe që kërkojnë bashkërendim të vazhdueshëm: mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve, ruajtjen e identitetit dhe forcimin e përfaqësimit të tyre me fuqi reale në jetën politike dhe institucionale të Serbisë, si dhe adresimin e nevojave konkrete të qytetarëve të Luginës.
Pas “studentëve”, vijnë “pedagogët”. Udhëhiqen nga Argita Berisha 2026
Përfaqësimi real dhe i denjë, ruajtja dhe forcimi i identitetit kombëtar, arsimimi, zhvillimi ekonomik dhe mundësitë për të rinjtë nuk janë çështje episodike. Ato kërkojnë vëmendje të vazhdueshme, bashkërendim dhe veprim konkret.
Shqipëria do të vijojë të jetë pranë shqiptarëve të Luginës së Preshevës, me angazhim, dialog dhe mbështetje konkrete.
/vizionplus.tv
Hoxha: Bashkërendim i përpjekjeve për adresimin e nevojave konkrete të qytetarëve shqiptarë 2026
Kë do të donin shqiptarët të bëhet kryeministër, nëse Rama largohet nga politika 2026
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-08-22 15:47:41
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


