Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, e cilëson shërbimin konsullor për shqiptarët brenda dhe jashtë vendit, një histori suksesi të lidhur jo vetëm me transformimin teknologjik, por edhe me transformimin e mënyrës, cilësisë dhe shpejtësisë së shërbimit.
Përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, Hoxha theksoi se vetëm gjatë periudhës 2017– 2026, janë administruar 1 milionë e 378 mijë shërbime konsullore. Sipas tij, janë plot 4 milionë e 300 mijë legalizime të administruara nga viti 2019 deri në qershor 2026 dhe mbi 203 mijë aplikime e-Visa që prej vitit 2021.
“Konkretisht, po punojmë për realizimin e një Asistenti Virtual, i cili, nuk do të ketë orar, përgjigjet në çdo kohë e për çdo pyetje dhe kudo, dhe të orientojë kërkuesit drejt shërbimit. Në çdo shërbim konsullor do të vendoset një QR Code për të vlerësuar shërbimin dhe për çdo ankesë të mundshme. Qytetari të mos jetë jetë vetëm përfitues i shërbimit, por edhe vlerësues i tij. Me një fjalë, duam të dimë si po punojmë dhe si të përmirësojmë”, tha Hoxha.
“Me një fjalë, duam të kalojmë nga praktika kur qytetari shkon tek shteti, tek ajo ku shteti shkon edhe është gjithnjë pranë qytetarit”, përfundoi Hoxha.
Drejtoresha e Çështjeve Konsullore në MEPJ, Irida Laçi, shtoi se “aktualisht ofrohen online 32 shërbime në total, 22 prej të cilave nuk kërkojnë detyrimisht prani fizike, dhe aty ku natyra e shërbimit e lejon, dokumenti mund të dërgohet me postë”.
Hoxha njofton ngritjen e Pranisë Diplomatike Virtuale: Shërbime konsullore kudo dhe në çdo kohë 2026
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-08-30 12:19:26
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.

