Shqipëria po shndërrohet në një treg që po tërheq punonjës nga jashtë duke konfirmuar interesin jo vetwm pwr turizwm por edhe për të punuar e jetuar. Të dhënat tregojnë një rritje të ndjeshme të numrit të shtetasve të huaj me leje qëndrimi, ku Evropa ka peshën kryesore por një rritje është regjistruar sidomos nga vendet aziatike.
Në fund të vitit, në vend rezultonin 32 mijë e 163 shtetas të huaj, ose 46.6% më shumë krahasuar me vitin 2024. Kosova dhe Italia vijojnë të jenë vendet me numrin më të madh të shtetasve me leje qëndrimi në Shqipëri. Shtetasit e Kosovës përbëjnë 19.5% të totalit, ndërsa ata të Italisë 12.6%.
Por gjatë këtij viti konstatohet një rritje e fortë e numrit të shtetasve që vijnë nga vendet aziatike kryesisht për të punuar. Një ndër shtetet me numrin më të lartë rezulton se është India me 9%, ndjekur nga Filipinet me mbi 7 % të të huajve me leje qëndrimi.
Punësimi është arsyeja kryesore për qëndrimin në Shqipëri, duke përbërë më shumë se 55% të lejeve, i ndjekur nga bashkimi familjar apo studimet. Edhe aplikimet për leje qëndrimi janë rritur me 43.5% gjatë vitit 2025 ku vetëm shtetasit e Indisë dhe Filipineve përbëjnë shifrën dominante.
Të dhënat tregojnë një ndryshim të dukshëm në flukset migratore drejt Shqipërisë. Përveç shtetasve nga vendet fqinje dhe ato europiane, vendi po tërheq gjithnjë e më shumë fuqi punëtore nga Azia, duke reflektuar nevojat në rritje të tregut shqiptar të punës./abcnews.al
Të huajt punojnë në Shqipëri/ INSTAT: 32 mijë të huaj me leje qëndrimi në Shqipëri 2026
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-08-24 14:05:36
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.

