Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka folur për procesin e integrimit europian, duke theksuar se ai ka kuptim vetëm nëse vendet kandidate vijojnë të ecin përpara me reformat.
Ajo nënvizoi se avantazhet e anëtarësimit mund të ofrohen gradualisht, shtet pas shteti, duke përmendur ndër të tjera përfshirjen në SEPA dhe roaming, mundësi që, sipas saj, u janë ofruar të gjitha shteteve kandidate dhe janë vlerësuar nga qytetarët.
Kos bëri të ditur se do të zhvillohen dialogje të posaçme me katër shtetet, për të vlerësuar nivelin e tyre të avancimit dhe nëse janë të gatshme të integrohen në sistemet europiane.
Sipas saj, ky proces lidhet gjithashtu me objektivin për ta bërë Europën më të pavarur dhe më të aftë për të garantuar sigurinë e saj.
“ Integrimi merr pjesë nëse makina po çon përpara, por nëse ka ndaluar, nuk ka sens. Avantazhet e anëtarësimit do të jenë shtet pas shteti, SEPA, roaming, që i kemi ofruar të gjitha shteteve kandidate dhe qytetarët e kanë vlerësuar. Do të ulemi në dialogjet tona speciale, ku secili prej katër shteteve do të shohim nëse janë aq të avancuara për t’i integruar në sistemet tona dhe nëse do të jetë në interesin tonë. Apo sepse vijon dorë më dorë për ta bërë Europën më të pavarur.
Brenda kësaj jave do t’ia dërgojmë Këshillit dokumentin se si e shohim mburojën e sigurisë. Diskutimi do të jetë i shpejtë mes vendeve anëtare. Më e mira do të jetë që shtetet anëtare dhe të rinjtë do të shkojnë dorë më dorë me ligjin dhe nuk do të kemi nevojë për roje të sigurisë.” / abcnews.al /
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-10-06 15:09:27
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.
