Dy mjete të inteligjencës artificiale po testohen për të vlerësuar rrezikun e zhvillimit të demencës deri në 5 vite përpara shfaqjes së simptomave. Ato analizojnë aktivitetin e trurit dhe të dhëna të tjera shëndetësore. Studimi përfshiu 1 mijë qytetarë në Evropë. Përdorimi në spitale kërkon ende miratim, një proces që parashikohet të përfundojë deri në vitin 2035.
Inteligjenca artificiale mund të ndihmojë në zbulimin e hershëm të demencës. Dy programe të reja diagnostikuese, të zhvilluara nga një projekt kërkimor të financuar nga Bashkimi Evropian, synojnë identifikimin e sëmundjes përpara se të shfaqë simptoma të rënda.
Konkretisht, “AI-Mind Connector” analizon aktivitetin elektrik të trurit për të identifikuar modele që mund të lidhen me rrezikun e demencës. Ndërsa “AI-Mind Predictor”, kombinon këto të dhëna me treguesit biologjikë, historinë mjekësore, moshën dhe faktorë të tjerë, për të vlerësuar mundësinë e zhvillimit të demencës brenda dy deri në pesë viteve.
Pas “studentëve”, vijnë “pedagogët”. Udhëhiqen nga Argita Berisha 2026
Për zhvillimin e këtyre mjeteve janë mbledhur dhe analizuar të dhëna nga 1 mijë qytetarë evropianë, në një proces kërkimor që ka zgjatur më shumë se 50 mijë orë.
Teknologjia e re e inteligjencës artificiale janë testuar në mjedise klinike dhe kërkimore në Oslo të Norvegjisë.
Projekti synon veçanërisht identifikimin e personave me dëmtime të lehta, të cilët kanë vështirësi me kujtesën ose funksione të përditshme, por jo domosdoshmërisht do të zhvillojnë demencë. Sipas studiuesve identifikimi i hershëm mund të ndihmojë në ndjekjen mjekësore dhe planifikimin e ndërhyrjeve përpara përkeqësimit të gjendjes.
Përpara përdorimit në Spitale, këto mjete duhet të kalojnë procesin e vlerësimit klinik dhe të marrin miratimin përkatës në Bashkimin Evropian. Sipas planit, ky proces pritet të përfundojë deri në vitin 2035.
Kë do të donin shqiptarët të bëhet kryeministër, nëse Rama largohet nga politika 2026
Studiuesit parashikojnë që këto programe të mund të përdoret edhe përmes pajisjeve të zakonshme, si tabletët dhe telefonat inteligjentë, pa kërkuar domosdoshmërisht pajisje shumë të specializuara. Megjithatë, inteligjenca artificiale nuk synon të zëvendësojë mjekun apo të vendosë e vetme diagnozën.
Demenca prek rreth 57 milionë njerëz në mbarë botën, ndërsa aktualisht nuk ka një kurë përfundimtare.
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-10-11 19:29:46
10 efektivë të plagosur në Komisariatin Nr.3, Hita: Zjarri rrezikoi edhe të shoqëruarit në qeli 2026
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.
