Një 35-vjeçar italian është arrestuar nga policia në Tiranë, pasi dyshohet se vodhi një automjet tip Audi Q5.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 29 gushtit, në rrugën dytësore Durrës-Tiranë, pranë një subjekti privat. Gjatë tentativës për t’u larguar, ai u ndoq nga policia dhe përplasi disa automjete të forcave blu.
Njoftimi i policisë
Vodhi një automjet dhe, gjatë tentativës për t’u larguar, përplasi disa automjete dhe goditi një punonjës Policie, arrestohet në flagrancë 35-vjeçari italian.
Sekuestrohet automjeti i vjedhur audi Q5, që drejtohej nga 35-vjeçari, pa leje.
Pas marrjes së njoftimit se në rrugën dytësore Durrës-Tiranë, pranë një subjekti ishte vjedhur një automjet tip “Audi Q5”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Last Escape”, si rezultat i të cilit u bë i mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit italian A. E., 35 vjeç, banues në Itali.
Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se shtetasi A. E., rreth orës 19:00 të datës 29.08.2026, ka vjedhur automjetin tip “Audi Q5” në rrugën dytësore Durrës-Tiranë.
Pas “studentëve”, vijnë “pedagogët”. Udhëhiqen nga Argita Berisha 2026
Ky shtetas gjatë tentativës për t’u larguar, pas ndjekjes policore, ka përplasur disa automjete të tjera dhe më pas ka goditur me automjet një punonjës Policie, i cili si pasojë ka marrë dëmtime të lehta në krah.
Materialet i janë referuar Prokurorisë, për veprime të metejshme.
Italiani vjedh Audin Q5 dhe përplas makinën e Policisë, arrestohet në Durrës-Tiranë 2026
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-08-30 08:48:38
Kë do të donin shqiptarët të bëhet kryeministër, nëse Rama largohet nga politika 2026
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


