Një 40-vjeçar i dënuar me më shumë se 21 vite burg nga drejtësia italiane është arrestuar në Tiranë me qëllim ekstradimin drejt Italisë.
Bëhet fjalë për Ornado Çeta alias Ceta, i cili u lokalizua dhe u vu në pranga në zonën e Saukut gjatë një operacioni të zhvilluar nga sektori FAST Albania, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.
Ndërkohë, Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën për përfundimin e procedurave që do të mundësojnë ekstradimin e tij drejt Italisë.
Sipas Policisë së Shtetit, 40-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Apelit e Triestes e kishte dënuar me 21 vjet, 9 muaj e 20 ditë burgim për disa vepra të rënda penale.
Ai është shpallur fajtor për vjedhje të rënda, mashtrim, trafikim të lëndëve narkotike, posedim të pasurisë me origjinë kriminale, plagosje, kanosje dhe kundërshtim të punonjësve të policisë.
Nga dënimi i dhënë nga drejtësia italiane, të arrestuarit i kanë mbetur për të vuajtur edhe 20 vjet, 6 muaj e 14 ditë burgim.
POLICIA E SHTETIT
Finalizohet një tjetër fazë e operacionit policor të koduar “FAST”.
Kapet në Tiranë një person i kërkuar nga Italia, me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dënuar me 21 vjet e 9 muaj e 20 ditë burgim për disa vepra të rënda penale.
Shërbimet Operacionale të Sektorit për Kërkimin FAST Albania, në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me DVP Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “FAST”, lokalizuan në zonën e Saukut, Tiranë, kapën dhe arrestuan, me qëllim ekstradimi, shtetasin Ornado Çeta alias Ceta, 40 vjeç, banues në Tiranë.
Gjykata e Apelit e Triestes, Itali, e ka dënuar me 21 vjet, 9 muaj e 20 ditë burgim, për veprat penale “Vjedhje të rënda”; “Mashtrim”; “Trafikim të lëndëve narkotike”; “Posedim të pasurisë me origjinë kriminale”; “Plagosje”; “Kanosje”; “Kundërshtim ndaj punonjësve të policisë”. Nga dënimi i dhënë, i kanë mbetur për të vuajtur 20 vjet, 6 muaj e 14 ditë burgim.
Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën për të finalizuar procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.
Kapet në Tiranë një i shumëkërkuar nga Italia, i dënuar me mbi 21 vite burg, pritet ekstradimi 2026
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-10-04 08:56:47
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.
