Deputetja e Partise Socialiste, Romina Kuko ne nje analize te gjate mbi protestat e bulevardit i ka dhene nje pergjigje shteruese edhe koleges se saj socialiste, Elisa Spiropali, ish ministrja e jashte e cila ne merzi pas shkarkimit ka gjetur frymezim tek flamingot per nje marreveshje te re per Shqiperine.
Per Kukon, duket se Spiropali ka marre vetem meriten te flase ne emer te protestuesve, por duket se plani i saj mbetet te merzia.
“Mund të jesh i zemëruar me mënyrën si qeveriset, si bëhet opozitë, për Zvërnecin, pensionet e çdo gjë tjetër, por pastaj duhet të kërkosh të dish në radhë të parë kush flet në emrin tënd? Kujt po i shkon nga pas? Cilin po ndjek? Emrin, planin dhe llogaridhënien. Nëse Shqipëria e Re refuzon ta japë këtë, refuzimi është vetë përgjigjja”
Kuko shkon dhe me tej, duke nenkuptuar Spiropalin, thote se njerezit e provuar nuk mund te kerkojne reformim ata qe deshtuan ne sektorin e tyre, si rasti i Ministrise se Jashtme.
“Nuk është rastësi që së fundmi kemi shtim aksionesh në bursën e revolucionit, zëra reformistë që janë provuar dhe sprovuar dhe nuk kanë arritur të reformojnë as sektorin e tyre. Distancimi në këto kohë turbullirash nuk kushton asgjë por blen gjithë vëmendjen. Po kur aksionet bien, çfarë do ngelet pas?”
Vec kesaj, sipas statuseve te Elisa Spiropalit ne rrjetet sociale, marreveshja e re fillon nga riperteritja e PS, por per Kukon kjo gjuhe e ish ministres i sherben vetem interesave te saj personale, ndersa plani i vetem duket se eshte kunder Shqiperise.
“Ata që sot flasin për ripërtëritje pa asnjë nga këto elemente po huazojnë gjuhën e saj për qëllime shumë më modeste se ato që pretendojnë, përveçse po kryejnë atentat ndaj rrugës së Shqipërisë së realitetit në BE.”
Elisa Spiropali duket se eshte distancuar kohet e fundit nga PS, prej kohes kur u shkarkua si ministre duke shkarkuar mllefin e saj ne rrjete sociale. Nje distancim qe eshte lexuar nga kryeministri Edi Rama qe e ka paralajmeruar me perjashtim, por heren e fundit e sfidoi duke i kerkuar ti sjelle marreveshjen e re per Shqiperine. Por SPIROPALI nuk ishte ne mbledhje, ishte duke ndjekur serish nga rrjetet sociale.
Kuko: Për Elisën dhe për “revolucionin”/ Deputetja e PS: Plani i saj, atentat ndaj rrugës së Shqipërisë në BE 2026 IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2025 2026-06-22 17:03:54
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


