
Pas më shumë se një muaji pritje, deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhen sot për të vazhduar seancën konstituive të legjislaturës së 11-të.
Seanca është thirrur për në orën 11:00 nga kryesuesi Avni Dehari, ndërsa në rend dite janë zgjedhja e kryetarit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.
Lëvizja Vetëvendosje pritet ta rikandidojë Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit. Partia Demokratike e Kosovës pritet ta propozojë Vlora Çitakun për nënkryetare, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës, Kujtim Shalën.
Vazhdimi i seancës vjen pas një bllokade politike dhe tejkalimit të afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit. Afati prej 30 ditësh kishte përfunduar më 7 gusht, ndërsa seanca e fundit ishte mbajtur një ditë më vonë. Prej atëherë, Kuvendi nuk është mbledhur për ta përfunduar procesin e konstituimit.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, më 4 shtator njoftoi se seanca do të mblidhej sot, pas marrëveshjes së arritur ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për çështjen e presidentit.
Megjithatë, Dehari kishte pranuar se ende nuk ka qartësi të plotë nëse ekziston numri i nevojshëm i deputetëve për përfundimin e procesit.
Ai kishte kërkuar që marrëveshja ndërmjet dy partive të shoqërohej me përgjegjësi konkrete dhe gatishmëri të deputetëve për përmbushjen e obligimeve kushtetuese, duke theksuar se vendi nuk ka nevojë për një zvarritje tjetër të procesit.
Pas “studentëve”, vijnë “pedagogët”. Udhëhiqen nga Argita Berisha 2026
VV-ja dhe LDK-ja kanë arritur marrëveshje që profesori universitar Bekim Sejdiu të jetë kandidat i përbashkët për president. Megjithatë, marrëveshja është kundërshtuar nga gjashtë deputetë të LDK-së, çka ka ngritur pikëpyetje nëse ekzistojnë votat e mjaftueshme për realizimin e saj.
Pavarësisht kritikave për tejkalimin e afatit kushtetues, PDK-ja dhe LDK-ja kanë konfirmuar pjesëmarrjen në seancën e sotme.
Ndryshe nga këto dy parti, Aleanca ka vendosur të mos marrë pjesë.
Pas mbledhjes së Kryesisë së Aleancës të martën, kryetari i saj, Ardian Gjini, deklaroi se vendimi për mospjesëmarrje ka marrë mbështetjen e shumicës dërrmuese të deputetëve dhe anëtarëve të Kryesisë.
Kë do të donin shqiptarët të bëhet kryeministër, nëse Rama largohet nga politika 2026
Sipas Gjinit, pjesëmarrja në seancë do të nënkuptonte legjitimim të asaj që Aleanca e konsideron shkelje të Kushtetutës.
Ai ka thënë se Kuvendi mund të konstituohet edhe sot, por ka paralajmëruar se, nëse procesi zhvillohet pa respektuar procedurat kushtetuese, çështja mund të përfundojë sërish në Gjykatën Kushtetuese.
Për konstituimin e Kuvendit duhet të zgjidhen kryetari dhe pesë nënkryetarët. Kryetari propozohet nga grupi më i madh parlamentar dhe për zgjedhjen e tij nevojiten së paku 61 vota të deputetëve.
Tre nënkryetarë propozohen nga tri grupet më të mëdha parlamentare, ndërsa dy pozitat e tjera u takojnë komuniteteve joshumicë, një komunitetit serb dhe një komuniteteve të tjera.
10 efektivë të plagosur në Komisariatin Nr.3, Hita: Zjarri rrezikoi edhe të shoqëruarit në qeli 2026
Nëse deputetët arrijnë t’i zgjedhin kryetarin dhe nënkryetarët, do të përmbyllet procesi i konstituimit të Kuvendit dhe do t’i hapet rrugë hapave të tjerë për funksionalizimin e institucioneve të reja.
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-09-09 08:16:40
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


