Një shpatë mbi arkivol dhe kapela që e bëri të njohur si “Kasapin e Ballkanit”.
Serbia i dha lamtumirën e fundit kriminelit famëkeq të luftës së Bosnjës, Ratko Mladiç, që vdiq në burgun e Hagës, ku vuante dënimin e përjetshëm për krime lufte, kundër njerëzimit dhe për akte gjenocidi.
Megjithatë, për qindra mijëra serbë ai konsiderohet një hero dhe fakti që u nderua me një funeral shtetëror, i kryesuar nga Patriarku Profirije, tregon shumë për një shtet që ende ka mbetur pas në historinë më të errët të Ballkanit.
Pas “studentëve”, vijnë “pedagogët”. Udhëhiqen nga Argita Berisha 2026
“Është shumë e rëndësishme për mua që të bëj homazhe për gjeneralin tonë, të cilin nuk e ndihmuam dot si njerëz të zakonshëm, për fat të keq. Nëse do të kishim mundësi, nuk do ta dorëzonim kurrë”, thotë Slavica Malesinoviç, serbe nga Bosnje dhe Hercegovina. “Edhe Krishti u linçua nga turma dhe u shpall fajtor. Koha do ta tregojë dhe vetëm koha është gjykatësi më i mirë. Do ta shikoni se çfarë personi i mirë ishte dhe ku e kishte vendin”, thotë Jovan Vinçiç, serb nga Beogradi.
Mediat raportojnë se 350 mijë njerëz u dyndën nëpër rrugët e Beogradit për funeralin e njeriut që organizoi masakrën e Srebrenicës, duke vrarë më shumë se 8 mijë burra dhe djem myslimanë.
Arkivolin e kriminelit Ratko Mlladiç e kaluan krah më krah, ndërsa prezentë në marshimin e fundit ishin ministra serbë, kryebashkiakë, ambasadori rus, ish-ministri grek Panos Kamenos dhe Danilo Vuçiç, djali i presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.
Ky i fundit nuk mori pjesë në funeral, pasi siç tha, priti homologun nga Uzbekistani në një vizitë zyrtare. Megjithatë, shumë besojnë se kjo i atribuohet kritikave nga Bashkimi Europian ndaj zyrtarëve të Serbisë për shkak të nderimit të një krimineli si “kasapi i Ballkanit”, Ratko Mladiç.
Kë do të donin shqiptarët të bëhet kryeministër, nëse Rama largohet nga politika 2026
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-09-07 13:39:55
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.
10 efektivë të plagosur në Komisariatin Nr.3, Hita: Zjarri rrezikoi edhe të shoqëruarit në qeli 2026


