
Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë një pjesë të masivit pyjor të Malit të Polisit, në Njësinë Administrative Polis, në bashkinë e Librazhdit.
Sipas banorëve të zonës, situata paraqitet alarmante, ndërsa flakët kanë përfshirë disa hektarë sipërfaqe pyjore. Temperaturat e larta, thatësira dhe prania e trungjeve të thata po favorizojnë përhapjen e shpejtë të zjarrit.
Zona e prekur është një masiv pyjor që vitet e fundit është shfrytëzuar me leje nga kompani private. Materiali i thatë i mbetur në terren po krijon kushte të favorshme për avancimin e flakëve dhe po vështirëson ndjeshëm punën e forcave që po ndërhyjnë.
Pas “studentëve”, vijnë “pedagogët”. Udhëhiqen nga Argita Berisha 2026
Ndërkohë, dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar qëllimisht, por rrethanat dhe shkaku i rënies së flakëve mbeten për t’u përcaktuar nga autoritetet, të cilat pritet të kryejnë verifikimet përkatëse.
Në terren ndodhen punonjës të shërbimit zjarrfikës dhe atij pyjor, të cilët po punojnë për izolimin e vatrave dhe frenimin e përhapjes së zjarrit.
Ndërhyrja po bëhet veçanërisht e vështirë për shkak të terrenit të thepisur dhe malor, ku aksesimi i vatrave me mjete zjarrfikëse është i kufizuar.
Situata vijon të monitorohet, ndërsa prioritet mbetet izolimi i flakëve dhe shmangia e përhapjes së zjarrit në pjesë të tjera të masivit pyjor. Autoritetet pritet të përcaktojnë edhe sipërfaqen e saktë të përshkuar nga zjarri dhe nëse pas tij qëndron zjarrvënia e qëllimshme.
Kë do të donin shqiptarët të bëhet kryeministër, nëse Rama largohet nga politika 2026
/vizionplus.tv
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-08-21 16:45:59
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.
10 efektivë të plagosur në Komisariatin Nr.3, Hita: Zjarri rrezikoi edhe të shoqëruarit në qeli 2026


