Platforma “Liria ka Emër” që organizoi protestën e 1 tetorit në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së të dënuar në Hagë është e vendosur për të vijuar aktivitetet e saj deri në lirimin e tyre.
“Ne nuk do të ndalemi. Beteja vazhdon, me u dorëzu kështu nuk e kemi ndërmend përderisa çlirimtarët nuk janë në vendin e tyre”, tha përfaqësuesi i platformës, “Liria ka emër”, Ismail Tasholli.
Tasholli zbulon se hapi i radhës është mbledhja e 500 mijë firmave për të mbështetur një peticion që do t’u dërgohet institucioneve ndërkombëtare.
“Po kjo është punë e shtrirë në muaj, ndoshta 3-4 muaj e më shumë, për t’i dërguar ato nënshkrime në mënyrë simbolike në Bruksel, Strasburg dhe në Hagë, sepse ata po thirren në emrin e popullit dhe nëse ia çojmë dokumentacionin e popullit, ata thonë diçka tjetër”, tha Tasholli.
Përveç peticionit, paralajmërohen edhe protesta të tjera në të ardhmen.
“Nuk do të jetë vetëm peticioni, do të jenë një sërë aktivitetesh të formave të ndryshme, më të ndryshmet e mundshme, kreative gjithsesi, po edhe protesta të herë pas hershme gjithsesi”, tha Tasholli.
Përfaqësuesit e platformës “Liria ka emër” thonë se do të shtojnë aktivitetin e tyre gjatë procesit të apelimit në Hagë.
Pas “studentëve”, vijnë “pedagogët”. Udhëhiqen nga Argita Berisha 2026
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-10-04 11:21:55
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.
Kë do të donin shqiptarët të bëhet kryeministër, nëse Rama largohet nga politika 2026
