TIRANË- Beteja për pagat mori të hënën një drejtim tjetër, pasi gjyqtarët refuzuan ftesën e Edi Ramës për t’u ulur në tavolinë javën tjetër. Shoqata e togave të zeza paditi në Gjykatën Kushtetuese ligjin e miratuar javën e shkuar.
Hetimi europian: Rusia ndikoi (edhe) në Shqipëri/ Moska dhe Irani, ndërhyrje në rrjetet sociale 2026
Analisti i njohur Arben Meçe, i ftuar në “Tirana Live”, u shpreh se reforma në drejtësi ka dështuar dhe debati i krijuar për pagat është vetëm një “pjellë” e pushtetit të tyre të pakufizuar.
“Reforma në drejtësi prodhoi këtë pjellë. Prodhuan një sistem, të cilin nuk e gjen në asnjë vend të botës.Por është mbivendosje ndaj pushteteve të tjerë, është kontrollues, por dhe penalizues ndaj pushteteve të tjera. Kjo eufori e këtij pushteti ka sjellë disa probleme në sistemin e demokracisë”, tha ai.
Ai theksoi se cilido person në Shqipëri është i rrezikuar nga ky sistem drejtësie, që sipas tij ka dalë jashtë kontrollit.
Analisti madje e konsideroi si “të tmerrshëm” veprimin e Gjykatës Kushtetuese, që të vendosë kushte për bërjen e ligjit që iu jep rritje pagash gjyqtarëve dhe prokurorëve.
“Vetëm sindikatat mund të negociojnë me qeverinë. Sot kushdo në republikën e Shqipërisë është i rrezikuar nga ky sistem. Ky sistem ka dalë jashtë kontrollit. Sistemi ynë juridik, falë politikës me vullnetin për të prodhuar një pushtet të pavarur, ka prodhuar një superpushtet. E tmerrshme që Gjykata Kushtetuese të vendosë kushte për bërjen e ligjit”, tha ai./abcnews.al
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-09-21 17:02:32
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.
Pas “studentëve”, vijnë “pedagogët”. Udhëhiqen nga Argita Berisha 2026
