Kryeministri Edi Rama ka zbardhur disa prej pikave të diskutuara në mbledhjen e fundit të qeverisë dhe strukturave drejtuese, ku në fokus ka qenë programi i sezonit të ri dhe mënyra e re e ndërveprimit me qytetarët në territor.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Rama bën me dije se puna do të vijojë me detajimin e programit, duke nisur nga kalendarizimi i “Pranisë Besnike” në çdo territor.
Një tjetër pikë e rëndësishme është ndërveprimi i ri mes qeverisë dhe deputetëve, me synim përmirësimin e mëtejshëm të shërbimeve publike, si në nivel qendror, ashtu edhe në atë vendor.
Në mbledhje është diskutuar gjithashtu hartimi i ndryshimeve ligjore për “PasqyrAlbania”, platformën që synon të krijojë një mekanizëm më të drejtpërdrejtë për evidentimin dhe adresimin e problematikave të qytetarëve.
“Vijuam sot punën intensive për detajimin e programit të sezonit të ri”, shkruan Rama, duke renditur ndër prioritetet kalendarizimin e “Pranisë Besnike”, mekanizmat e rinj të ndërveprimit qeveri-deputetë dhe ndryshimet ligjore për “PasqyrAlbania”.
Krahas këtyre nismave, kryeministri ka bërë të ditur se është diskutuar edhe progresi në hartimin e nismës së integruar “Shqipëria Sociale”.
Sipas Ramës, kësaj nisme do t’i kushtohet një Konferencë e posaçme Kombëtare gjatë muajit nëntor.
Të treja nismat, “Prania Besnike”, “PasqyrAlbania” dhe “Shqipëria Sociale”, duket se do të jenë pjesë e rëndësishme e axhendës së qeverisë dhe strukturave të PS-së në sezonin e ri, me fokus te prania në territor, shërbimet publike dhe adresimi i problematikave të qytetarëve.
Mbledhja me ministrat dhe drejtuesit politikë, reagon Rama 2026
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-08-28 18:52:44
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


