TIRANË– Qeveria lançoi këtë të shtunë platformën më të re të komunikimit me qytetarët, të quajtur “Flamingo Mirror”. Pjesë e “Pasqyrës Albania”, ajo është një model i ri i transparencës qeveritare përballë shqiptarëve.
Qytetarët e interesuar do të kërkojnë dhe gjejnë informacion me fakte dhe dokumente zyrtare për vendimmarrje dhe projekte të rëndësishme publike. E para që publikohet është dosja e Sazan-Zvërnecit, që do të pasohet nga dosja “Kayo”.
Analisti Martin Leka, i ftuar në “Ora e Njëmbëdhjetë” në ABC News theksoi se me këtë hap kryeministri ka reflektuar sadopak për protestën e qytetarëve, e cila vijon prej muajsh para zyrës së tij.
Ai theksoi se në thelb kjo është pozitive dhe i shërben demokracisë në Shqipëri.
Sipas Lekës, nisma është pozitivë, por gjithsesi shtoi se i lind e drejta çdo qytetari që ta shikojë me mosbesim deri sa realizohet transparenca e plotë për çështjet e ndryshme.
“Kryeministri Edi Rama ka mundur sadopak që të reflektojë për ata që ndodh prej tre muajsh para zyrës së tij, siç është protesta. Kjo është gjëja më e mirë që i ndodh demokracisë në Shqipëri. Fakti nëse Edi Rama, ka reflektuar realisht mbi protestën, janë disa fragmente që edhe ne i ndoqëm, në lidhje me at që ai e quan “Pasqyrë Albania”. Nëse realizohet, do jetë një risi dhe një revolucion i gjithë këtyre kohëve”, tha ai.
Ai theksoi se pas protestës qëndrojnë njerëz anonimë. Sipas analistit, personat që dalin në shesh janë “protestues me pagesë”, që nuk i sjellin asgjë të mirë Shqipërisë, nisur edhe nga kauzat që përpiqen t’i mbrojnë.
“Protesta që kërkon përmbysjen e një klase politike, si të qeverisë ashtu dhe të opozitës, atëherë sipas kësaj ne i biem ta lëmë Shqipërinë në duart e disa anonimëve, që nuk janë gjë tjetër, më vjen keq ta them, por thjesht disa rrogëtarë me punë të pjesshme. Protestuesit me pagesë nuk sjellin asgjë. Të tilla kërkesa i ka artikuluar me kohë Sali Berisha dhe opozita e tij.”, tha ai.
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-10-03 22:08:23
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.
