Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, ka ndarë qëndrimin e saj mbi votimin unanim të grupit parlamentar socialist për Reformën Territoriale, duke theksuar rëndësinë e përgjegjësisë politike të secilit prej deputetëve në raport me besimin e qytetarëve.
Pas “studentëve”, vijnë “pedagogët”. Udhëhiqen nga Argita Berisha 2026
E ftuar në Euronews Albania për të komentuar votimin, Mila u ndal edhe te momenti kur i shprehu falenderimet deputetit Erion Braçe, i cili iu bashkua qëndrimit të grupit edhe pse shumë herë e ka kundërshtuar draftin e Territoriales.
“Në mometin që kemi dalë, rastisa pranë zotit Braçe dhe natyrshëm më erdhi në një mënyrë shumë organike dhe i thashë “Shumë faleminderit”. Pse duhet t’i thoja faleminderit për një votë që në fund të ditës është personale, është barabartë me kartonin që unë kam sot në Parlamentin e Shqipërisë. Por duke njohur rregullat dhe rregullat patjetër dhe nuk doja që ai të votonte kundër jo për shkak të frikës, se nuk dua që kjo të përkthehet si një frikë për t’u larguar nga Partia Socialiste.”, u shpreh deputetja Mila.
Ajo komentoi edhe reagimet e deputetëve të Partisë Demokratike lidhur me votimin e Braçes, duke vënë në dukje, sipas saj, kontrastin mes kritikave ndaj socialistëve dhe mungesës së qëndrimeve kundër liderit të tyre, Sali Berishës.
“Tani dalin këta deputetët e Partisë Demokratike shumë të mërzitur që pse zoti Braçe nuk ka dalë kundër. Të dalin një herë kundër Berishës, një herë, edhe të na japin një leksion se si dilhet kundër liderit apo se si bëhet me kokën tënde në një familje politike. Se zakonisht kush ka bërë kështu nuk dimë ta kemi parë më në Parlamentin e Shqipërisë. Kush voton atje ndryshe nga ç’është Berisha”, u shpreh Mila.
Kë do të donin shqiptarët të bëhet kryeministër, nëse Rama largohet nga politika 2026
Në përfundim, ajo theksoi se përgjegjësia e një deputeti nuk mund të shkëputet nga besimi që qytetarët i kanë dhënë përmes votës, duke nënvizuar se përfaqësimi parlamentar kërkon ndërgjegjësim për peshën e çdo vendimi.
“Nuk mundesh që të luash zara me mandatin tënd, të cilin ta kanë besuar mijëra qytetarë të cilët në fakt nuk të kanë besuar ty personalisht, por kanë besuar tëndafilin e Partisë Socialiste dhe unë gjithmonë kam në kokë dhe në shpatulla e mbaj këtë peshë. Sa herë që ngrej kartonin jeshil apo të kuq në bazë të situatës nuk përfaqësoj Sara Milën. Unë përfaqësoj vullnetin e qytetarëve që duan Partinë Socialiste dhe unë jam atje për Partinë Socialiste”, theksoi ajo.
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-10-10 08:22:28
10 efektivë të plagosur në Komisariatin Nr.3, Hita: Zjarri rrezikoi edhe të shoqëruarit në qeli 2026
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.
