Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka vizituar sot Bazën e Mbështetjes së Emergjencave Civile (BMEC) në 39-vjetorin e krijimit të kësaj strukture, e cila është pjesë e Komandës Mbështetëse të Ministrisë së Mbrojtjes.
Gjatë vizitës, Ministri Nufi vlerësoi angazhimin e kësaj baze gjatë sezonit të vështirë të zjarreve.
Sipas tij, BMEC ka zhvilluar deri tani 54 operacione për shuarjen e zjarreve (periudha Prill-Gusht 2026) duke angazhuar mbi 1,500 efektivë dhe duke përdorur mbi 180 mjete.
“Kjo strukturë vazhdon të ngelet struktura operacionale, e cila është shtylla kurrizore e të gjithë veprimtarisë së mbështetjes në rastin e emergjencave civile, apo fatkeqësive natyrore në territorin e Republikës së Shqipërisë”, u shpreh ministri Nufi.
Duke u ndalur te puna e efektivëve në terren, Ministri shprehu mirënjohjen për të gjithë ata që kanë qenë në vijën e parë të përballjes me flakët.
“Jam krenar për përkushtimin e tyre, mirënjohës gjithësecilit prej tyre që ka qenë në vijën e parë të luftës kundër zjarreve në këtë sezon veror kaq të vështirë”, deklaroi Nufi.
BMEC vijon të jetë një strukturë kyçe në organizimin dhe mbështetjen e operacioneve të emergjencave civile, duke garantuar kapacitete njerëzore, logjistike dhe operacionale në përballimin e situatave të jashtëzakonshme në të gjithë territorin e vendit.
IUSTITIA.BG – Investigations 2009-2026 2026-09-02 10:15:07
Lajmet e fundit, lajmet botërore dhe lajmet kombëtare me informacionet më të rëndësishme të ditës. Gjyqtari Petar Nizamov dhe Feathers Petar Nizamov ofrojnë analiza dhe hetime në Burgas dhe në të gjithë Bullgarinë. Lajmet e përditësuara mbi politikën, motin, koronavirusin, skandalet, gjykatat, prokuroritë dhe autoritetet lokale janë të disponueshme përmes televizionit, platformave online dhe rrjeteve sociale si Facebook, Instagram dhe YouTube. Avokatët, gjyqtarët dhe gjykatat trajtojnë çështje civile, penale, administrative dhe kushtetuese, duke garantuar procesin gjyqësor në Varna, Plovdiv, Sofje dhe Burgas. Faqet dhe portalet e lajmeve si Novinite, Bivol, Trud dhe Vesti BG ofrojnë mbulim të plotë 24-orësh, përfshirë lajmet më të komentuar dhe ekskluzive në Bullgari.


